LAJMI I FUNDIT:

Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim

Juventusi mbetet pa sulmuesin, Milik sërish në operim

Juventusi do të jetë pa Arkadiusz Milik edhe për pak kohë pasi ai iu nënshtrua një operacioni për të pastruar një dëmtim të meniskut në gjurin e majtë. 

Polaku u detyrua të humbasë turneun EURO 2024 për shkak të problemit në gju që pati në qershor. 

Ai duhej të rikthehej së shpejti, por një deklaratë nga klubi këtë pasdite konfirmoi se ky rikthim do të vonohet. 


Qendërsulmuesi iu nënshtrua qepjes artroskopike të mbetjes së meniskut medial të gjurit të tij të majtë, njoftoi Juventusi përmes faqes së tyre zyrtare. 

Koha e rikuperimit të lojtarit do të përcaktohet pas kontrolleve të mëtejshme klinike. 

Ai u krye në klinikën Villa Stuart në Romë dhe mbetet për t’u parë se sa kohë do të jetë jashtë, por Milik tani ka të ngjarë të mos jetë plotësisht në formë deri në vitin 2025. 

Ai ka bërë 75 paraqitje për Bianconerët, duke shënuar 17 gola dhe duke dhënë dy asistime. /Telegrafi/  

Në trend Sport

Më shumë
Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Michael Schumacher bën paraqitjen e parë publike pas 11 vjetësh

Formula 1
Zbulohet paga e Alisha Lehmann, pas ankesave nga anëtarja e Juventusit se nuk paguhet sa Douglas Luiz

Zbulohet paga e Alisha Lehmann, pas ankesave nga anëtarja e Juventusit se nuk paguhet sa Douglas Luiz

Serie A
Messi tashmë nuk e posedon të tetin Top të Artë, të nëntin as që e mendon

Messi tashmë nuk e posedon të tetin Top të Artë, të nëntin as që e mendon

Ndërkombëtare
Joshuas i thuhet brutalisht nga promovuesi legjendar se karriera e tij ka

Joshuas i thuhet brutalisht nga promovuesi legjendar se karriera e tij ka "mbaruar"

Boks
Goli i parë në karrierë në Ligën e Kampionëve, statistika shumë të mira - por një lëndim ndali në gjysmë ndeshjen e Berat Gjimshitit

Goli i parë në karrierë në Ligën e Kampionëve, statistika shumë të mira - por një lëndim ndali në gjysmë ndeshjen e Berat Gjimshitit

Liga e Kampionëve
Fabrizio Romano ka zbuluar çmendurinë e një klubi për ta thyer çdo rekord për Yamal

Fabrizio Romano ka zbuluar çmendurinë e një klubi për ta thyer çdo rekord për Yamal

La Liga
Kalo në kategori