LAJMI I FUNDIT:

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Ramush Haradinaj, ka marrë pjesë në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare.

Haradinaj ka thënë se Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës.

“Gjermania ka qenë dhe mbetet një shtyllë e fortë në krijimin dhe ndërtimin e shtetit të Kosovës, si dhe një ndër partnerët tanë kryesorë. Për fat të keq, me qasjen vet-izoluese të Qeverisë së Kosovës, vendi ynë është përjashtuar nga harta e investimeve të jashtme. Këtë e theksoi edhe i dërguari special i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, z. Manuel Sarrazin, në Forumin e Dytë Ekonomik Gjermano-Kosovar, të organizuar nga Oda Ekonomike Gjermano-Kosovare, ku konfirmoi shqetësimin tonë se shumë investitorë po i drejtohen shteteve të tjera të rajonit”, ka thënë Haradinaj.


Haradinaj ka shtuar se vetizolimi i Kosovës po sjell dëme politike dhe ekonomike.

“Vet-izolimi i Kosovës po na sjell jo vetëm dëme politike, por edhe dëme të mëdha ekonomike. Kjo po reflektohet qartë në largimin masiv të fuqisë punëtore dhe mungesën e vendeve të reja të punës për shkak të mungesës së investimeve. Kosovës i duhet ndryshim urgjent, për ta kthyer vendin në rrugën e zhvillimit. Ne kemi potencial në inovacion dhe zhvillim, por për të përfituar nga ky potencial, na duhet një mentalitet i ri qeverisës”, është shprehur Haradinaj. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kjo ofertë nuk është për ty që je tu kqyr kerr t'përdort

Kjo ofertë nuk është për ty që je tu kqyr kerr t'përdort

Auto Mita
Çaji Sherebele: Një përkëdhelje e natyrës për ditët e ftohta

Çaji Sherebele: Një përkëdhelje e natyrës për ditët e ftohta

E Bukura e Dheut
Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme

Haradinaj: Qeveria Kurti e ka përjashtuar Kosovën nga harta e investimeve të jashtme

Ekonomi
Sa janë të sigurta mjetet financiare në Trust, pse nuk mund të tërhiqen paratë nga Trusti në rastet kur qytetarët kanë nevojë për çështje shëndetësore – flet eksperti e ekonomisë

Sa janë të sigurta mjetet financiare në Trust, pse nuk mund të tërhiqen paratë nga Trusti në rastet kur qytetarët kanë nevojë për çështje shëndetësore – flet eksperti e ekonomisë

Ekonomi
Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Melodia Px - Veshje të specializuara për çdo kusht atmosferik

Blej gjithçka që dëshiron në 75mall: Platforma që sjell gjithçka pranë teje

Blej gjithçka që dëshiron në 75mall: Platforma që sjell gjithçka pranë teje

75 mall
Kalo në kategori