LAJMI I FUNDIT:

MPJ e Maqedonisë dënon sulmin iranian ndaj Izraelit

MPJ e Maqedonisë dënon sulmin iranian ndaj Izraelit

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme e RMV-së dënon sulmin e mbrëmshëm me raketa iraniane ndaj Izraelit, si dhe sulmin terrorist në Tel Aviv, ku mbetën të vrarë gjashtë civilë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Ambasada e RMV-së në Tel Aviv tashmë ka kontaktuar me institucionet kompetente të Izraelit, për të konfirmuar se mes viktimave dhe të lënduarve nuk ka shtetas të vendit tonë.

Duke marrë parasysh përkeqësimin e situatës së sigurisë në Lindjen e Mesme, Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme apelon qytetarët të Maqedonisë së Veriut që të shtyjnë udhëtimet e tyre në Izrael, Iran dhe Liban, ndërsa qytetarët që ndodhen në territorin e këtyre vendeve të respektojnë udhëzimet të autoriteteve vendore dhe të reduktojë lëvizjen në minimum.


“Ju kujtojmë linjat telefonike SOS të Ministrisë +389 75 273 732 dhe +389 75 268 736, si dhe linjën telefonike të Ambasadës në Tel Aviv +972-54-926-7378, e cila është e pajisur me personel të plotë dhe e vënë në dispozicion të qytetarëve tanë”, thonë nga MPJ.

Ministria e Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme do të vazhdojë të monitorojë situatën në Liban, Izrael, Iran dhe rajon dhe të informojë qytetarët tanë në kohën e duhur për drejtimet e mundshme për veprim./Telegrafi/