LAJMI I FUNDIT:

Llukarevska: Qeveria e re ka dështuar, skandale çdo ditë

Llukarevska: Qeveria e re ka dështuar, skandale çdo ditë

“Në 100 ditët e kaluara të qeverisjes së OBRM-PDUKM-së, ka mjaft material për të thënë se ajo dështoi dhe tradhtoi pritjet dhe premtimet. OBRM-PDUKM para zgjedhjeve ka dhënë shumë premtime krenare, por nga ana tjetër shohim një realitet tjetër. Në aspektin ndërkombëtar kemi probleme të reja, në vend të integrimit kemi izolim. Në sferën e standardit jetësor të qytetarëve kemi ulje të pagave, ndërsa akuzat për krim dhe korrupsion janë reduktuar në linçim personal nga foltore partiake”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska. Ajo gjithashtu tha se ka shumë pritshmëri të zhgënjyera dhe premtime të paplotësuara.

“Sot dëgjuam se pensionistët nuk do t’i marrin 5000 denarë të premtuar, të cilat gjatë gjithë fushatës i dëgjuam, në mënyrë lineare, as gjysmën. Paga mesatare për herë të parë është ulur për 1000 denarë. Në planin ndërkombëtar, Shqipëria është në garën evropian dhe ne tani qëndrojmë në dhomën e pritjes. Në vend të diplomacisë së duhur për përmirësim do të mbetemi në një humnerë. Kishim edhe një numër të madh skandalesh, kufiri i Kosovës u bë vendkalim privat. Në 100 ditët e fundit ka pasur dështime të shumta në çdo fushë”, tha Lukarevska.

“Nuk ka luftë kundër krimit dhe korrupsionit, nuk ka asnjë reformë në drejtësi. Një gjë u tha në fushatë, tani shohim një tjetër. Koalicionin mes OBRM-PDUKM dhe BDI e shohim çdo ditë. Së bashku me BDI-në e miratuan Ligjin për riorganizim të administratës shtetërore, formuan organ për përfaqësim të drejtë”, tha deputetja e LSDM-së, Sanja Lukarevska.


Në trend Lajme

Më shumë
Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Shkaktoi aksidentin në Kroaci ku humbën jetën motër e vëlla, shqiptarja dënohet me katër vite burg

Lajme
Pasi u largua nga LVV, Korenica thotë se nuk ka inate personale me Kurtin

Pasi u largua nga LVV, Korenica thotë se nuk ka inate personale me Kurtin

Politikë
Sulmi raketor iranian, Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur

Sulmi raketor iranian, Kurti: Mbështesim të drejtën e Izraelit për tu mbrojtur

Lajme
Sulmet e Iranit, Ambasada e Shqipërisë me apel për shqiptarët në Izrael

Sulmet e Iranit, Ambasada e Shqipërisë me apel për shqiptarët në Izrael

Lajme
Kurti: Serbia vazhdon të minojë paqen në Ballkanin Perëndimor, duke shkelur sovranitetin e fqinjëve të saj

Kurti: Serbia vazhdon të minojë paqen në Ballkanin Perëndimor, duke shkelur sovranitetin e fqinjëve të saj

Lajme
E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

E rrallë: Dy aeroplanë pasagjerësh fluturojnë afër njëri-tjetrit mbi hapësirën ajrore të Kosovës

Lajme
Kalo në kategori