LAJMI I FUNDIT:

Shujtat për ushtarët, Ministria e Mbrojtjes: Të gjitha kuzhinat në kazerma janë duke funksionuar, ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e Qendrës Studentore si dhe SHKK-së

Shujtat për ushtarët, Ministria e Mbrojtjes: Të gjitha kuzhinat në kazerma janë duke funksionuar, ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e Qendrës Studentore si dhe SHKK-së

Ministria e Mbrojtjes ka njoftuar sot se të gjitha kuzhinat në kazermat e FSK-së janë duke funksionuar si çdo ditë tjetër.

Ministria e Mbrojtjes tutje bën të ditur se pjesëtarëve të FSK-së janë duke iu shërbyer shujtat ditore të zakonshme, ndërkaq  i vetmi dallim sipas Ministrisë është që ushqimi është përgatitur nga kuzhinierët e huazuar nga Qendra Studentore si dhe Shërbimi Korrektues i Kosovës.

“Kjo do të jetë periudhë tranzitore afatshkurtër, deri në rekrutimin e stafit profesional. Synimi i Ministrisë së Mbrojtjes është që përmes procesit të rekrutimit të kuzhinierëve sa më parë të vendosim vet-qëndrueshmëri dhe mos varësi nga proceset e stërzgjatura të prokurimit si dhe nga operatorët ekonomik të pakët në Kosovë që mund të ofrojnë shërbime të tilla, duke i dhënë zgjidhje një herë e mirë një problemi të kamotshëm”, thuhet në njoftim.


Një ditë më parë u raportua për skadimin e kontratës me kompaninë që përgatit ushqimin për pjesëtarët e FSK-së.

Lidhur me këtë, edhe kompania ka bërë sot një reagim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Bjeri, bjeri", momenti kur Gazment Bardhi gjuan këmbën e karriges drejt Spiropalit

Lajme
Argjendaritë, cak i aksionit të Doganës dhe ATK-së në Pejë

Argjendaritë, cak i aksionit të Doganës dhe ATK-së në Pejë

Lajme
Vrasja në “Bon Vivant”, bashkëshortja e të ndjerit thotë se për këtë rast nuk është intervistuar nga Policia dhe as nga Prokuroria

Vrasja në “Bon Vivant”, bashkëshortja e të ndjerit thotë se për këtë rast nuk është intervistuar nga Policia dhe as nga Prokuroria

Drejtësi
Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Lëvizja Vetëvendosje, kritika të shumta ndaj ish-partisë

Eman Rrahmani dhe Visar Korenica largohen nga Lëvizja Vetëvendosje, kritika të shumta ndaj ish-partisë

Lajme
Aksion i përbashkët i Doganës dhe ATK-së në dhjetë lokacione në Pejë

Aksion i përbashkët i Doganës dhe ATK-së në dhjetë lokacione në Pejë

Lajme
Mimoza Kusari - Lila komenton largimin e dy deputetëve nga LVV-ja, tregon sa numra i kanë në Kuvend

Mimoza Kusari - Lila komenton largimin e dy deputetëve nga LVV-ja, tregon sa numra i kanë në Kuvend

Lajme
Kalo në kategori