LAJMI I FUNDIT:

Iniesta vendos t’i thotë lamtumirë futbollit – data që e ka zgjedhur për ta bërë këtë është e veçantë

Iniesta vendos t’i thotë lamtumirë futbollit – data që e ka zgjedhur për ta bërë këtë është e veçantë

Andrés Iniesta, njeriu që shënoi golin më të rëndësishëm në historinë e futbollit spanjoll, po pensionohet.

Siç ka mësuar Relevo, mesfushori këtë vendim të tij do ta bëjë publik më datë 8 tetor, që është numri që e ka shoqëruar gjatë tërë karrierës së tij.

Një karrierë legjendare me plotë trofe, gola dhe asistime të cilës i mungonte vetëm Topi i Artë.


Si futbollist i Barcelonës ai fitoi gjithçka – katër tituj të Ligës së Kampionëve, tre trofe të Kupës së Botës për Klube, nëntë tituj të La Ligas, tre tituj të Superkupës së Evropës, gjashtë tituj të Kupës së Mbretit dhe shtatë tituj të Superkupës së Spanjës.

Përveç të arriturave me Barcelonën, Iniesta arriti që të fitonte edhe me kombëtaren e Spanjës po ashtu.

Me Spanjën ai u shpall dy herë kampion i Evropës në vitin 2008 dhe 2012, duke u shpallur madje lojtari më i mirë i turneut në këtë të fundit.

Megjithatë, Botërori i vitit 2010 me gjasë do të mbetet kujtimi më i mirë i legjendës spanjolle aty ku me golin e tij në kohën shtesë ndaj Holandës bëri që ‘La Roja’ të shpallet kampion bote./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit

Publikohen pamjet kur Xavi iu tregoi lojtarëve të Barcelonës se po dorëhiqet nga posti i trajnerit

La Liga
Fernando Torres shumë pranë për ta marrë drejtimin e klubit të madh gjerman

Fernando Torres shumë pranë për ta marrë drejtimin e klubit të madh gjerman

Bundesliga
Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

Van Basten ‘shpërthen’ në kritika për yllin e Man Utd – thotë se ai nuk është një lojtar i mirë

Premier League
Te Zvicra flasin për largimin e Amir Saipit drejt Kosovës, e krahasojnë me Gjimshitin

Te Zvicra flasin për largimin e Amir Saipit drejt Kosovës, e krahasojnë me Gjimshitin

Kombëtarja e Shqipërisë
Barcelona e gjen në Francë zëvendësuesin ideal të Lewandowskit

Barcelona e gjen në Francë zëvendësuesin ideal të Lewandowskit

La Liga
Ylli i Liverpoolit 'e lë fajtor’ Kloppin për formën e tij të dobët sezonin e kaluar

Ylli i Liverpoolit 'e lë fajtor’ Kloppin për formën e tij të dobët sezonin e kaluar

Premier League
Kalo në kategori