LAJMI I FUNDIT:

Identifikohet i mituri për vjedhje të rëndë në Malishevë, i sekuestrohet arma dhe disa fishekë që i kishte vjedhur

Identifikohet i mituri për vjedhje të rëndë në Malishevë, i sekuestrohet arma dhe disa fishekë që i kishte vjedhur

Më datë 28 shtator 2024, në Stacionin Policor të Malishevës është raportuar një rast i vjedhjes së rëndë.

Ankuesi, shtetas kosovar, ka informuar se person/a të panjohur kishin depërtuar me forcë në shtëpinë e xhaxhait të tij, në fshatin Kijevë-Malishevë, dhe kishin vjedhur një pushkë gjuetie për të cilën pronari kishte leje.

Pas veprimeve hetimore të kryera nga Sektori i Hetimeve, është arritur të identifikohet i dyshuari, një person i mitur shtetas kosovar.


Pas intervistimit, i dyshuari ka pranuar kryerjen e vjedhjes.

Policia ka sekuestruar gjësendet e vjedhura, përfshirë një pushkë gjuetie, 13 fishekë, një thikë dhe një mbajtëse të fishekëve (rrip).

Me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndalur në mbajtje për 24 orë. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Rritet niveli i manganit në ujë, IKSHPK rekomandon që uji të mos konsumohet për pije

Lajme

"Mish, gullash, turshi e lëng", ky është ushqimi që iu shërbye ushtarëve të FSK-së në Prishtinë

Lajme
Kurti për Bloomberg: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

Kurti për Bloomberg: Për shkak se ne jemi të suksesshëm, Beogradi është më nervoz dhe rrjedhimisht më agresiv

Lajme
Afera me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Afera me rezervat shtetërore, Ridvan Muharremi intervistohet nga Prokuroria Speciale

Lajme
Aksident trafiku në rrugën Pejë - Istog

Aksident trafiku në rrugën Pejë - Istog

Kronika e Zezë
“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

“Me emër të Zotit, veç mos u mërzitni” – pamje e rrallë, Kadri Veseli me ushtarët e UÇK-së

Lajme
Kalo në kategori