LAJMI I FUNDIT:

Tentim vrasja në Tetovë, paraburgim 30 ditor për të dyshuarin

Tentim vrasja në Tetovë, paraburgim 30 ditor për të dyshuarin

Policia e Tetovës e ka vënë në pranga 28 vjeçarin L.J. i dyshuar se ditë më parë i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore një personi të mitur duke tentuar ta vrasë atë. Ngjarja ka ndodhur në një objekt biznesi familjar i të miturit në Reçicë.

“Më datë 28 shator, pjesëtarë të policisë së SPB Tetovë, kanë privuar nga liria personin L.J. 28 vjeç nga Tetova, i cili paraprakisht, pra dy ditë më parë, është raportuar nga një i mitur se në punëtorinë e tij, i ka shkaktuar lëndime të rënda trupore me një mjet të mprehtë dhe në bazë të dyshimeve të bazuara se bëhet fjalë për vrasjen në tentativë, i njëjti është privuar nga liria dhe me procedurë paraprake, është dërguar para gjykatësit hetues më ç`rast iu caktua masa e paraburgimit në afat prej 30 ditësh”, deklaroi Fatmir Rexhepi, zëdhënës i SPB Tetovë.

Nga Prokuroria e Tetovës thonë se ende nuk është gjetur mjeti i krimit, për çka dyshohet se bëhet fjalë për një skalper. Informatat tona brenda prokurorisë flasin se dy personat, 28 vjeçari i dyshuar për vrasje në tentim dhe i mituri, janë njohur që prej një viti e gjysmë. Më 26 shtator dy personat kontaktojnë përmes sms-ve për tu takuar, dhe lënë takimin tek punëtoria e ndërmarrjes së familjes së të miturit. Pas takimit, dyshohet se 28 vjeçari L.J e ka ngacmuar seksualisht të miturin dhe pas këtij ngacmimi ka ardhur deri tek përleshja fizike. Me të arritur tek punëtoria me motor skuter, 28 vjeçari futet brenda dhe aty fillon fillimisht ngacmimi seksual e pastaj edhe zënka. Pas ngjarjes, 28 vjeçari raportohet se ka ikur nga vendi i ngjarjes. I mituri që kishte marrë plagë të rënda në qafë dhe vesh, thërret familjarët e tij për ndihmë.


Kërkuam prononcim edhe nga familjarët, por të njëjtët nuk deshën të flasin para kamerës. Ndërkohë vëllai i viktimës, nëpërmjet rrjeteve sociale ka thënë se 17 vjeçari është ndjekur me motoçikletë nga ana e 28 vjeçarit deri në punëtorinë e familjes së tyre. Për këto pohime, Prokuroria ka urdhëruar që të merren inçizimet nga kamerat e sigurisë të objekteve përreth. /Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Raste të shumta për fajde dhe detyrim, Policia shpeshton aksionet

Drejtësi
Kalo në kategori