LAJMI I FUNDIT:

Ilir Proda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ilir Proda propozohet për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit

Ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, do t’i përcjellë Këshillit të Ministrave, si kandidat për Drejtor të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, z. Ilir Proda dhe vendimi i Qeverisë për këtë kandidaturë do të merret në mbledhjen e radhës.

Njoftimi erdhi pasi Ministria e Brendshme publikoi listën me renditjen e kandidatëve për postin e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Në total në garë morën pjesë 15 kandidatë, nga të cilët vetëm 11 morën pjesë në intervistimin e komisionit të posaçëm, gjatë javës së kaluar. Në komisionin e vlerësimit bënin pjesë zv.ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, Sekretarja e Përgjithshme e Ministrisë së Brendshme, Suzana Hoxha dhe drejtuesi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore, Florian Sulejmani.


Në fund të këtij procesi, ditën e premte 27.09.2024, Komisioni i Posaçëm i dorëzoi në bazë të ligjit Ministrit të Brendshëm listën me 5 kandidatët më të vlerësuar, paraqitur si më poshtë sipas rendit alfabetik: Z. Altin Mena, Z. Ardian Çipa, Z. Ilir Proda, Z. Neritan Nallbati dhe Z. Skënder Hita.

Prej tyre, Hoxha zgjodhi emrin e Drejtorit të Policisë Elbasan për të dërguar për miratim në Kryeministri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Rrjeti kosovaro-shqiptar i drogës pastroi miliona euro në agjencinë turistike të Lucernit

Drejtësi
Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Gjeneral Jashari merr pjesë në takimin e Grupit të Kontaktit për Mbrojtjen e Ukrainës

Siguri
31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

31 vjet burgim efektiv, 6 me kusht dhe 171 mijë euro gjobë ndaj 11 të akuzuarve në rastin “Subvencionet 1”

Drejtësi
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin jashtë Kosovës

Politikë
BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

BE do t’i monitorojë zgjedhjet e 9 shkurtit në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori