LAJMI I FUNDIT:

Trupat britanike vendosen në Kosovë duke testuar korridorin e ri strategjik të NATO-s

Trupat britanike vendosen në Kosovë duke testuar korridorin e ri strategjik të NATO-s

BFBS Forces News i ka kushtuar një artikull trupave të NATO-s në Kosovë, e në veçanti atyre britanike në kuadër të KFOR-it.

Thuhet se automjetet e trupave britanike nga Cattericku, kanë bërë histori duke u bërë trupat e para të NATO-s që do të vendosen përgjatë një rruge të re të rëndësishme strategjike përmes Ballkanit, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Korridorin 8, të projektuar për të lejuar NATO-n të dislokojë shpejt forcat dhe lidh Detin Adriatik me Detin e Zi ndërsa kalon përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë, transmeton Telegrafi.


Ushtarët nga Batalioni i Parë, i Regjimentit Mbretëror nga Yorkshire, kanë “dëshmuar rrugën” pasi batalioni është vendosur në Kosovë, ku do të qëndrojë si pjesë e operacionit të KFOR-it të NATO-s deri vitin e ardhshëm.

Në këtë artikull ka folur për rëndësinë e këtij korridori edhe ish-ambasadori britanik në Kosovë, Nick Abbott që aktualisht shërben si ambasador i Britanisë së Madhe në Shqipëri. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë

Dëshmitari flet për persona të ndaluar nga UÇK-ja disa prej të cilëve ishin gjetur të vdekur, e që janë quajtur kolaboracionistë

Drejtësi
Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro

Hapet thirrja për studime të doktoratës, një student do të mbështetet me 8 mijë e 500 euro

Lajme
Parashikimi i motit, nga dita e enjte ndryshojnë temperaturat

Parashikimi i motit, nga dita e enjte ndryshojnë temperaturat

Lajme
Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Në Zvicër përurohet xhamia shqiptare, marrin pjesë shumë qytetarë

Lajme
Trupat britanike vendosen në Kosovë duke testuar korridorin e ri strategjik të NATO-s

Trupat britanike vendosen në Kosovë duke testuar korridorin e ri strategjik të NATO-s

Lajme
Zbulohen mesazhet shantazhuese që Bardhi pretendon se ka marrë

Zbulohen mesazhet shantazhuese që Bardhi pretendon se ka marrë

Lajme
Kalo në kategori