LAJMI I FUNDIT:

Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare

Aksioni pas arrestimit të Salianjit, PD bojkoton komisionet parlamentare

Deputeti Edi Paloka konfirmoi në një konferencë për shtyp se opozita është gati të nisë aksionin e saj pas arrestimit të Ervin Salianjit, duke nisur me mospraninë e saj në komisionet parlamentare, deri sa të këtë një vendim të grupit për këtë çështje.

Paloka shtoi se shumë shpejt opozita do të kërkojë ngritjen e një komisioni për të vërtetën, i cili do të vërtetojë lidhjen e politikës me krimin.

“Do të ketë një qëndrim të PD për këtë punë. Do të kërkojmë ngritjen e komisionit të të vërtetës për të vërtetuar lidhjet e politikës me krimin. Lidhur me atë që unë dhe kolegia morëm sot në komision, ndryshe nga kolegët e tjerë nuk do të jenë pjesë e komisioneve, deri sa grupi të marrë një vendim. Do të vendosim dhe marrëdhëniet që do të kemi me këtë parlament”, tha Paloka.


Disa ditë para hapjes së kapitujve të parë të negociatave me BE, kreu i Këshillit Kombëtar të PD, Paloka deklaroi se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë prej kushteve të kërkuara.

Ai renditi zgjedhjet, persekutimin e opozitës dhe kontratat korruptive si pika kyçe që PD kërkon të evidentohen dhe në raport.

“Për të qartësuar për këdo që PD ka qenë iniciatore e integrimit, vazhdon të jetë lokomotivë e integrimit, sepse e sheh si interes të shqiptarëve. Sot kur diskutohet hapja e negociatave ne ndodhemi në një narko-regjim që nuk plotëson asnjë nga kushtet që kërkon BE. Unë përmenda 4 prioritetet që PD kërkon të evidentohen dhe në raport. Çështja e parë ajo e reformës zgjedhore.

Kjo mazhorancë nuk pranon rekomandimet e OSBE. Rama shkel të drejtat e opozitës në zgjedhje, nuk ka standarde minimale. Çështja e dytë, reforma në drejtësi. Qytetarët po përballen me një torturë që nuk e kanë kaluar ndonjëherë. Janë mbi 130 mijë dosje në sirtarët e drejtësisë së re. Një qytetar duhet të pres 14 vite që çështja të mbyllet. Kjo ndodh sepse kjo reformë u bë për të kaluar drejtësinë në dorën e Ramës.

Sot pak muaj para zgjedhjeve, 3 liderët e opozitës janë nën arrest. Sali Berisha është në arrest. Ilir Meta dhe Fatmir Mediu janë nën persekutim publik nga çështjet që iu janë hapur. Vetëm 2 ditë më parë kolegu ynë shkoi pas hekurave vetëm pse tha disa të vërteta për vëllanë e Xhafajt. Ky i fundit edhe pse duhet të ishte para drejtësisë për ligjin antimafia ka marrë nga Rama drejtimin e një komision për të ndryshuar reformën në drejtësi. Beleri u arrestua dy ditë para se të zgjidhej kryetar bashkie, edhe ai me dëshmitar të rremë, por u zgjodh europarlamentar nga burgu.

Ky parlament nuk respekton as Kushtetuesen. Çështja Xhaçka tregon qëndrimin e kësaj mazhorance ndaj kësaj gjykate. Pika tjetër është ajo e kontratave me PPP, kontratave korruptive që në fakt duhet të zhvillohen me tenderë ndërkombëtar”, tha Paloka. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Kalo në kategori