LAJMI I FUNDIT:

Antoine Griezmann njofton pensionimin nga kombëtarja e Francës

Antoine Griezmann njofton pensionimin nga kombëtarja e Francës

Ylli i Atletico Madridit, Antoine Griezmann, ka njoftuar pensionimin nga kombëtarja e Francës në javën kur pritej që të njoftohej ekipi i Francës për ndeshjet e tetorit.

Me këtë vendim, ai i jep fund një karriere prej një dekade me Francën, aty ku pati 137 paraqitje dhe shënoi 44 gola.

Sulmuesi 33-vjeçar ka qenë njëri prej lojtarëve kryesor të Francës gjatë tërë këtyre viteve ndërsa ka luajtur rol kyç në triumfin e Botërorit 2018.


Ai gjithashtu ka ndihmuar ‘Gjelat’ që të fitojnë Euro 2016 si dhe Botërorin e vitit 2022 ku triumfuan ndaj Kroacisë.

Për herë të parë që nga fillimet e tij tek Franca, Griezmann ishte lënë jashtë formacionit startues për Didier Deschamps, duke mbetur në bankën rezervë për gjysmëfinalen ndaj Spanjës në Euro 2024 si dhe në dy ndeshjet e shtatorit në Ligën e Kombeve.

137 paraqitjet e Griezmann janë të barabarta me ato të Olivier Giroud ndërsa ai është vetëm mbrapa Lilian Thuram (142) dhe Hugo Lloris (145).

Sa i përket aspektit të golave, vetëm Giroud (57), Thierry Henry (51) dhe Kylian Mbappe (48) gjenden para tij./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Messi zbulon klubin anglez të cilin lojtarët e Barçës e urrenin më shumë se Realin

Ndërkombëtare
Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

Flick jep lajmin e madh për tifozët e Barcelonës, ylli i skuadrës rikthehet në mesjavë

La Liga
Ish-trajneri i Juventusit një prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun tek Man Utd

Ish-trajneri i Juventusit një prej kandidatëve kryesor për ta zëvendësuar Ten Hagun tek Man Utd

Premier League
Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit

Ndërhyrje e tmerrshme e Llorentes, Ancelotti tregon gjendjen e yllit të Realit

La Liga
Jose Mourinho vazhdon të bëjë gjëra të çmendura, tani vendos laptopin para kamerës për t'i treguar të gjithëve se goli ishte i rregullt

Jose Mourinho vazhdon të bëjë gjëra të çmendura, tani vendos laptopin para kamerës për t'i treguar të gjithëve se goli ishte i rregullt

Ndërkombëtare
“Çuditem se si sot mendojnë a ta përfaqësojnë Kosovën” - Maliqi thotë se ishte ndjenja dhe e arritura më e madhe në karrierë

“Çuditem se si sot mendojnë a ta përfaqësojnë Kosovën” - Maliqi thotë se ishte ndjenja dhe e arritura më e madhe në karrierë

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori