Kryeministri Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla Schwarz, zëvendësministren Liza Gashi dhe konsullin e Përgjithshëm në New York, Blerim Reka, zhvilluan një takim me diasporën shqiptare në New Jersey.
Takimi u mbajt në Qendrën Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, ku morën pjesë përfaqësues të mërgatës shqiptare në SHBA dhe ambasadori William Walker.
Gjatë fjalimit të tij, Kurti shprehu falënderime për kontributin e madh të mërgatës në zhvillimin e Kosovës, veçanërisht për mbështetjen e vazhdueshme që kanë dhënë.
Një tjetër pikë e rëndësishme e diskutimit ishte angazhimi i qeverisë për përfshirjen e diasporës në zhvillimin ekonomik të Kosovës, duke përmendur Dritaren për Investime të Diasporës, që synon të mbështesë bizneset me pronarë nga diaspora që dëshirojnë të investojnë në Kosovë.
Kryeministri i bëri thirrje mërgatës që të shohin mundësitë për investime, duke theksuar se “tani është koha për të investuar për të fituar”.
“Nëse para tri dekadave, juve të dashur bashkatdhetarë ju kemi thënë sakrifikoni për të kontribuar, tash ju themi investoni për të fituar”, ju tha ai të pranishmëve.
Qendra Kulturore Shqiptaro-Amerikane “Struga”, themeluar më 1977, ka një histori të gjatë dhe të rëndësishme në mbështetjen e çështjeve kombëtare shqiptare dhe në promovimin e kulturës dhe traditave shqiptare në SHBA./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKaja Kallas në vend të Borrellit, çka e pret Kosovën në dialog?
LSDM: Shqipëria së shpejti do të jetë perëndimi për ne, Mickoski nuk ka strategji se si ta zhvillojë vendin
Klani “Çopja”, nga Elbasani në Dubai - si u ngrit pa zhurmë organizata e fuqishme shqiptare
Kurti fton mërgatën shqiptare nga New Jersey të investojë në Kosovë: Nga sakrifica për të kontribuar, tash keni mundësinë për të fituar
Parashikimi i motit, nga dita e enjte ndryshojnë temperaturat
Gërvalla në OKB paralajmëron për ndikimin e Venezuelës në Ballkan
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Dy yjet e Man Utd kanë vendosur përfundimisht që të largohen nga klubi në fund të sezonit
Përmbysje në zgjedhjet lokale në Podgoricë, prin lista e partisë së Milo Gjukanoviqit
Cilat janë pagat minimale në vendet e BE-së dhe çfarë konsiderohet një pagë e mirë?
Mikel Arteta nuk hezitoi kur iu kërkua të zgjedhë mes Ronaldos dhe Messit për më të mirin
Kaja Kallas në vend të Borrellit, çka e pret Kosovën në dialog?
Rreth 2 milionë shoferë në MB mund të gjobiten rëndë nëse shpërfillin një detaj në patentë-shoferin e tyre