LAJMI I FUNDIT:

E djathta ekstreme FPÖ siguron vendin e parë në zgjedhjet në Austri, tregojnë projeksionet e para

E djathta ekstreme FPÖ siguron vendin e parë në zgjedhjet në Austri, tregojnë projeksionet e para

Partia e Lirisë (FPÖ) e ekstremit të djathtë të Austrisë ka kaluar Partinë Popullore Austriake (ÖVP) të kancelarit Karl Nehammer në zgjedhjet e përgjithshme për herë të parë në historinë e vendit, sipas parashikimeve të Institut Foresight.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zgjedhjet legjislative u zhvilluan në të gjithë vendin më 29 shtator për të zgjedhur dhomën e ulët të parlamentit, ku qendrat e votimit u hapën në orën 8 të mëngjesit dhe do të mbyllen dymbëdhjetë orë më vonë.

Rreth 6.3 milionë austriakë kishin të drejtë vote në një garë të mbizotëruar nga çështjet si, emigracioni dhe azili, si dhe inflacioni e lufta në Ukrainë.


Dhe parashikimet e fundit, kryesisht në përputhje me parashikimet parazgjedhore, tregojnë një fitore për partinë dhe udhëheqësin e saj, Herbert Kickl, me 29.1% të votave, zbuloi Institut Foresight.

“Është një votim historik. Për herë të parë, Partia e Lirisë është në vendin e parë”, ka thënë Reinhard Heinisch, profesor në Universitetin e Salzburgut.

Edhe pse partia i është bashkuar disa koalicioneve në të kaluarën si një partner i vogël, ajo kurrë nuk ka dalë e para në zgjedhje të përgjithshme ose nuk ka pasur një kancelar.

Mediat kujtojnë se në zgjedhjet evropiane të mbajtura në qershor, FPÖ doli si partia kryesore, duke siguruar 25.4% të votave, duke tejkaluar ngushtë ÖVP (EPP), e cila përfundoi me 24.52%.

Ndërkohë, sipas rezultateve të para, ÖVP e qendrës së djathtë të Nehammer doli e dyta, me 26.3%, një rënie e mprehtë prej 11.2 pikë përqindjeje krahasuar me zgjedhjet e vitit 2019.

Por nëse parashikimet janë të sakta, FPÖ nuk do të marrë shumicën e nevojshme për të qeverisur e vetme dhe tani duhet të formojë një koalicion me të paktën një parti tjetër për të arritur mbështetjen e nevojshme.

Nehammer ka përjashtuar më parë një koalicion me Kickl, por nuk e ka hedhur poshtë plotësisht mundësinë e bashkëpunimit me FPÖ si parti, me kusht që Kickl të përjashtohet nga çdo partneritet i mundshëm.

Të Gjelbrit, partneri i koalicionit të ÖVP-së, shënuan rezultatin e tyre më të keq që nga viti 2017, duke parë mbështetjen e tyre të përgjysmuar dhe duke u renditur si partia e pestë më e madhe.

SPÖ (S&D) parashikohet të sigurojë 20.6% në zgjedhjet e sotme parlamentare kombëtare, duke shënuar rezultatin e tyre më të keq në histori dhe duke i pozicionuar ato si partia e tretë e madhe politike e vendit. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës

Azia
Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Memoaret e Angela Merkelit - çfarë thotë për Donald Trumpin dhe Ukrainën

Evropa
Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Pamje të reja të raketës balistike ndërkontinentale ruse që godet Ukrainën

Evropa
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes

Amerika
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon  Trump

Gaetz tërhiqet prej kandidaturës për prokuror të përgjithshëm, reagon Trump

Amerika
Kalo në kategori