LAJMI I FUNDIT:

Ndarja e Shqipërisë nga pakoja me RMV-në, Arsovski: Do të reflektojë zhgënjim tek ne

Ndarja e Shqipërisë nga pakoja me RMV-në, Arsovski: Do të reflektojë zhgënjim tek ne
Qëndrimet e fundit të politikanëve hungarez si kryesues me BE-në se do të bëjnë çmos që ta përshpejtojnë procesin integrues të vendit deri në fund të vitit, flet për ambicie që e pretendon çdo kryesues me Unionin, thotë analisti politik Petar Arsovski. Sipas tij, në rastin e vendit tonë, kjo varet nga ndryshimet kushtetuese dhe reformat e brendshme. Megjithatë, mesazhet nga Brukseli nuk janë të udhëzuara shumë në atë se ndoshta diçka mund të ndryshojë për afat tremujor, potencon njohësi i çështjeve.
“Shpresa me kryesimin e Hungarisë është ambicioze për Maqedoninë por edhe për të gjitha vendet. Kjo ambicie është më e madhe për Maqedoninë sepse Maqedonia po ballafaqohet me pengesa serioze.”, tha analisti politik Petar Arsovski.
Duke folur për ndarjen e Shqipërisë n ga pakoja me Maqedoninë e Veriut, Arsovski vendimin e quan si arritje të Unionit, ndërkaq për këtë akt, nuk do të mungojë zhgënjimi i qytetarëve, në veçanti i komunitetit shqiptar që jeton në Maqedoni të Veriut, që mund të reflektohen edhe në skenën e brendshme politike, vlerëson Arsovski.
“Shqipëria megjithatë do të ndahet në këtë rrugë, gjegjësisht duke i plotësuar obligimet e saja do t’i hapë kapitujt për negociata me BE-në. BE-ja kërkon një tregim suksesi në Ballkan, ndërsa kandidatë të tillë për momentin me gjasë janë Shqipëria dhe Mali i Zi. Kjo në Maqedoni do të ketë efekte negative, sepse do të përjetohet si një zhgënjim nga BE-ja. Shqiptarët etnik do të përjetojnë situatën kur Shqipëria po ecë para në integrimin evropian ndërsa ata janë të ngatërruar nga maqedonasit etnik dhe inatin e tyre. Kështu që nuk përjashtohet që kjo gjë të tejkalohet edhe në skenën e brendshme politike.”, tha Arsovski.
Përpjekjet hungareze në kuadër të BE-së për ta shtyrë vendin tonë një hap para integrimit, e thanë javën që lamë pas kryeministri hungarez Orban në Ohër dhe ministri për eurointegrime, Boka, në mbledhjen e Këshillit për Punë të përgjithshme në Bruksel.