LAJMI I FUNDIT:

Apple thuhet se ka hequr dorë nga bisedimet për të investuar në OpenAI

Apple thuhet se ka hequr dorë nga bisedimet për të investuar në OpenAI

Apple nuk është më i përfshirë në bisedime për të investuar në OpenAI gjatë raundit të ardhshëm të financimit të kompanisë.

Kështu, siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, raportoi The Wall Street Journal, duke cituar një burim të njohur me këtë çështje.

Raundi i financimit në vazhdim, i cili mund të mbyllet në javën e parë të tetorit, mund të vlerësojë startupin e AI deri në 150 miliardë dollarë.


Dhe OpenAI pritet të mbledhë deri në 6.5 miliardë dollarë nga investitorët e interesuar, vuri në dukje The Journal.

Titanët e tjerë të teknologjisë janë ende duke negociuar për të investuar në kompaninë e inteligjencës artificiale.

Duke cituar burime të njohura me këtë çështje, The Journal raportoi se Microsoft po planifikon të investojë 1 miliard dollarë, duke i shtuar 13 miliardë dollarëve që ka investuar më parë.

Prodhuesi i çipave Nvidia po konsideron gjithashtu një investim prej rreth 100 milionë dollarësh, raportoi më parë Bloomberg.

Raundi i financimit, i cili do të ishte vlerësimi më i lartë i të gjitha kohërave për një kompani private të teknologjisë, sipas Axios, vjen pasi OpenAI po ristrukturon biznesin e saj nga një entitet jofitimprurës në një fitimprurës. /Telegrafi/