Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti mirëpriti në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës sonë në New York, për një mëngjes pune Ndihmës Sekretarin për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit të Shtetit amerikan, James C. O’Brien, e të cilit iu bashkua edhe emisari i Bashkimit Evropian për Dialog, Miroslav Lajçak.
Zyra e Kryeministrit njofton se kryeministri Albin Kurti i ka thënë ndihmëssekretarit për Çështje Evropiane dhe Euroaziatike të Departamentit Amerikan të Shtetit, James O’Brien, dhe emisarit të Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, se Kosova është e përkushtuar në procesin e normalizimit të raporteve Kosovë-Serbi, sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike të Brukselit dhe Aneksit të Ohrit, transmeton Telegrafi.
“Diskutuan rreth zhvillimeve të fundit në vend, krahas atyre në lidhje me procesin e dialogut të lehtësuar nga Bashkimi Evropian dhe bashkëpunimit rajonal në prag të samitit të radhës të Procesit të Berlinit, që do të shënojë gjithashtu 10-vjetorin jubilar të këtij procesi të rëndësishëm për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, thuhet në njoftim.
Kryeministri ndër të tjera theksoi së Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar maksimalisht edhe në vazhdimësi në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët e saj pa dallim dhe për krijimin e një ambienti të sigurt për të gjithë në të cilin respektohen të drejtat e qytetarëve dhe ligjit i Republikës.
“Kryeministri Kurti gjithashtu nënvizoi përkushtimin e tij për bashkëpunim rajonal mbi parimet e përfaqësimit dhe pjesëmarrjes së barabartë në mes vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin konstruktiv në procesin e normalizimit ndërmjet Kosovës dhe Serbisë sipas parimeve të Marrëveshjes Bazike dhe Aneksin e saj, që duhet të zbatohet e plotë”, bëhet e ditur në njoftim./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLajçak deklarohet pas takimit me Kurtin në New York
Gjuha ruse do të mësohet në shkollat fillore dhe të mesme të Kumanovës, Dimitrievski takohet me ambasadorin rus
Kurti takoi sekretarin Parolin, e fton që Selia e Shenjtë të hap misionin e saj në Kosovë
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave
Takohen diplomatët amerikanë, Hovenier thotë se kanë diskutuar për mbështetjen e Kosovës
Detaje nga aksioni ku u sekuestrua mbi 1 ton drogë në Pejë - destinimi i mallit ishte tregu ndërkombëtar
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Më të lexuarat
Ancelotti është lodhur nga veprimet e yllit të Real Madridit në fushë
Tifozat Kuq e Zi me reagim të ashpër për FSHF-në dhe Armand Dukën: Ju nuk jeni Shqipëria, nuk mjaftuan mijëra viktima shqiptare
Kosova përmbyll me sukses marrëveshjen e tregtisë së lirë me vendet e EFTA-s
Forest City vlen 100 miliardë dollarë, por ai është gati bosh - pse u shndërrua në "qytet fantazmë"
Treni më i ngadaltë ekspres në botë - përshkruan 300 kilometra për mbi tetë orë
Martohet këngëtarja Shkenda Dubova