LAJMI I FUNDIT:

Gjenerali para ushtarëve izraelitë: Goditjet nga ajri, përgatitje për hyrje tokësore në Liban

Gjenerali para ushtarëve izraelitë: Goditjet nga ajri, përgatitje për hyrje tokësore në Liban

Goditjet izraelite në Liban kanë për qëllim përgatitjen e terrenit për mundësinë e hyrjes së trupave dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut

“Po dëgjoni aeroplanët mbi ju; ne po godasim gjithë ditën”, tha gjenerali Herzi Halevi para trupave në kufirin me Libanin.

“Kjo është për të përgatitur terrenin për mundësinë e hyrjes tuaj dhe për të vazhduar degradimin e Hezbollahut”, shtoi ai, shkruan skynews.


“Qëllimi është shumë i qartë – për të kthyer sigurt banorët e veriut”, tha ushtaraku, duke iu referuar dhjetëra mijëra izraelitëve që janë evakuuar nga zonat pranë kufirit.

“Për ta arritur këtë, ne po përgatisim procesin e një manovre, që do të thotë se çizmet tuaja ushtarake, çizmet tuaja të manovrimit, do të hyjnë në territorin e armikut, do të hyjnë në fshatra që Hezbollahu ka përgatitur si pika të mëdha ushtarake, me infrastrukturë nëntokësore, pika skenimi dhe platforma lansimi në territorin tonë dhe do të kryejnë sulme ndaj civilëve izraelitë”, deklaroi Halevi.

Ai shtoi se “do të hyni, do ta shkatërroni armikun atje dhe do të shkatërroni përfundimisht infrastrukturën e tyre. Këto janë gjërat që do të na lejojnë të kthejmë sigurt banorët e veriut pas kësaj”.

Ndryshe, Izraeli ka nisur sulmet ajrore në territorin libanez pas luftës me Hamasin në Rripin e Gazës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Në maj të vitit të kaluar izraelitët njoftuan se e kanë vrarë – shfaqet në një video i “gjallë” komandanti i Hamasit

Azia
Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Nëse do të varej nga Ukraina, lufta do të përfundonte nesër, thotë ndihmësi kryesor i Zelenskyt

Evropa
Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Anija spiune ruse hynë në ujërat britanike, Londra zyrtare mesazh Putinit: Ne ju shohim, dimë se çfarë po bëni

Evropa
Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Familja palestineze që ishte në veturë sulmohet nga ushtria izraelite në Bregun Perëndimor – vritet shoferi

Azia
Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Deri në 10,000 ushtarë amerikanë mund të vendosen në kufirin SHBA-Meksikë

Amerika
Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Pas vendimit të Trumpit, anulohen fluturimet e refugjatëve drejt SHBA-së

Amerika
Kalo në kategori