Katari bëhet vetëm vendi i dytë me shumicë myslimane që qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza drejt Shteteve të Bashkuara Amerikës.
Departamentet e Shtetit dhe të Sigurisë Kombëtare njoftojnë së bashku se Katari kishte përmbushur kërkesat e rrepta të përshtatshmërisë për t’u bashkuar me programin e heqjes së vizave.
Këto kërkesa përfshijnë një shkallë të ulët të refuzimit të vizave, një shkallë të ulët të tejkalimit të vizave dhe një kërkesë për trajtim reciprok të udhëtarëve amerikanë, të cilët tashmë lejohen të vizitojnë Katarin pa vizë deri në 30 ditë, shkruan timesofisrael.
“Katari ka qenë një partner i jashtëzakonshëm për Shtetet e Bashkuara dhe marrëdhënia jonë strategjike vetëm sa është forcuar gjatë viteve të fundit”, thonë departamentet në një deklaratë dhe shtohet se “kjo është dëshmi e mëtejshme e partneritetit tonë strategjik dhe angazhimit tonë të përbashkët për sigurinë dhe stabilitetin”.
Katari, i cili ka luajtur një rol kyç në përpjekjen për të negociuar një marrëveshje armëpushimi në Gaza dhe ishte një partner i rëndësishëm i SHBA-së para dhe gjatë tërheqjes amerikane nga Afganistani, është vendi i 42-të që pranohet në program.
Shumica e vendeve, qytetarët e të cilëve mund të vizitojnë SHBA-në pa viza, janë aleatë të vjetër në Evropë dhe Azi.
Theksojmë se vendi tjetër mysliman që qytetarët e saj mund të udhëtojnë pa viza drejt SHBA-së është Brunei.
Ndryshe, edhe pse popullsia e Katarit është pak më shumë se tre milionë banorë, vetëm një përqindje e vogël e tyre – rreth 320 mijë – janë në të vërtetë katarianë që do të kualifikoheshin për programin nëse kanë pasaporta të vlefshme. Shumica dërrmuese e njerëzve që jetojnë në Katar janë punëtorë të huaj dhe emigrantë të tjerë që nuk kanë pasaporta të Katarit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëPublikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë
NATO thotë se raketa eksperimentale balistike ruse nuk do ta lëkund mbështetjen e aleancës për Ukrainën
Biden zhvlerësoi urdhrin e Gjykatës Ndërkombëtare për arrestimin e Netanyahut
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë
Karvani me rreth 1500 migrantë nga Meksika po lëviz drejt SHBA-së
NASA publikoi foto të reja mahnitëse të Jupiterit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje