LAJMI I FUNDIT:

Snopçe: Nëse shfuqizohet Ligji për gjuhën shqipe, VLEN del prej Qeverisë

Snopçe: Nëse shfuqizohet Ligji për gjuhën shqipe, VLEN del prej Qeverisë

Deputeti i ASh-së së Arben Taravarit, Halil Snopçe në Click Plus tha se nëse shfuqizohet Ligji për përdorimin e gjuhëve, me të cilin rregullohet përdorimi i gjuhës shqipe dhe miratohet Ligji për “branitellat”, VLEN do të dalë nga Qeveria. Ai theksoi se “koalicioni VLEN nuk ka çfarë të kërkojë në një qeveri të tillë”.

“Për shkak të impaktit rus nëse hynë në aventura të këtilla dhe në mënyrë ekspres nuk e zgjidhim problemin, atëherë VLEN nuk ka vend në Qeveri. Çfarë vendi në Qeveri? Qoftë me Ligjin për gjuhën shqipe qoftë me Ligjin për “branitellat””, tha Snopçe.

Ai foli edhe për pezullimin e “balancuesit”, duke shtuar se ligji i ri do të sigurojë përfaqësim më të madh të shqiptarëve.


Ai më tej bëri të ditur se ligjin e ka me vete dhe se nga java e ardhshme do të fillojnë tribunat për të marrë edhe vlerësimet e OJQ-ve.

“Ligjin e kam këtu. Nuk do ta propozojmë menjëherë. Prej javës së ardhshme do të fillojmë me tribunat që të marrim vërejtjet dhe mendimet e OJQ-ve që ta bëjmë në mënyrën më të përsosur të mundshme dhe kemi pajtueshmëri edhe prej partnerit OBRM-PDUKM. Balancuesi edhe nëse shfuqizohet, kjo punë zgjidhet”, tha Snopçe.

Në trend Lajme

Më shumë
Ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga pas lufta - sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Pejë në vlerë rreth 5 milionë euro

Ndër aksionet më të mëdha anti-drogë që nga pas lufta - sekuestrohet mbi 1 ton drogë në Pejë në vlerë rreth 5 milionë euro

Lajme
Serbët e veriut protestojnë para stacionit të policisë në Zubin Potok

Serbët e veriut protestojnë para stacionit të policisë në Zubin Potok

Lajme
A ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën? Sipas Gallup, Kosova në mesin e vendeve më të sigurta

A ndiheni të sigurt duke ecur vetëm natën? Sipas Gallup, Kosova në mesin e vendeve më të sigurta

Lajme
Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Ndryshim moti në fundjavë, nga e diela rënie e temperaturave

Lajme
Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Bllokohen 24 prona dhe 11 villa në Prishtinë, Graçanicë dhe Novobërdë

Lajme
Protesta e serbëve, Elshani: Religjioni, kultet fetare janë e drejtë e pacenueshme e qytetarëve

Protesta e serbëve, Elshani: Religjioni, kultet fetare janë e drejtë e pacenueshme e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori