Nga: Tony Barber / The Financial Times
Përkthimi: Telegrafi.com
Në vitin 2013, gjatë një emisioni televiziv me pyetje dhe përgjigje me qytetarët rusë, Vladimir Putini shfrytëzoi rastin për të kritikuar persekutimin e miliona njerëzve nga Joseph Stalini në epokën sovjetike. “Nuk kemi nevojë të kthehemi në periudhën e errët të vitit 1937”, u tha ai shikuesve. “Stalinizmi lidhet me kultin e personalitetit dhe shkeljet masive të ligjit, me represion dhe kampe. Nuk ka asgjë të tillë në Rusi dhe, shpresoj, nuk do të ketë më kurrë”.
Pse, atëherë, autoritetet po revokojnë me raste disa nga rehabilitimet zyrtare të viktimave të Stalinit që kanë ndodhur që nga sundimi i Nikita Hrushovit në vitet 1950 dhe 1960? Kjo rrezikon të rihapë plagë të dhimbshme në shoqëri dhe madje t’i tundojë njerëzit të bëjnë krahasime midis Putinit dhe Stalinit, në një kohë kur presidenti rus i jep përparësi unitetit kombëtar në luftën kundër Ukrainës.
Sipas një projekt-urdhri të përgatitur këtë muaj nga Igor Krasnovi, kryeprokurori i Rusisë, ndryshimi i rehabilitimit është i kufizuar në shtrirje. Duket se prek vetëm “bashkëpunëtorët nazistë” dhe “tradhtarët e atdheut” që mendohet se janë rehabilituar gabimisht pas vdekjes së Stalinit.
Midis këtyre kategorive thuhet se janë nacionalistët ukrainas dhe baltikë, si dhe “grupe kriminelësh” rusë që i rezistuan sundimit sovjetik. Është e qartë se konteksti shumë i rëndësishëm për urdhrin e Krasnovit është sulmi i Putinit ndaj kombit ukrainas dhe shtypja e tij ndaj disidencës në vend.
Gjithsesi, kjo masë duket e pazakontë. Rehabilitimi i kriminelëve të luftës është tashmë i ndaluar sipas ligjit rus. Ndoshta disa keqbërës u shfajësuan gabimisht nën Hrushovin ose Mihail Gorbaçovin, gjatë sundimit të të cilit më 1985-1991 mbuloja e krimeve të Stalinit u hoq si kurrë më parë. Por, me siguri, janë të paktë në numër.
Në një aspekt, urdhri i Krasnovit është thjesht propagandë që synon diskreditimin e identitetit ukrainas dhe të kundërshtarëve të Putinit. Por, ka më shumë se kaq. Ashtu si miliona qytetarë të pafajshëm sovjetikë që u burgosën, u internuan, u dërguan në kampet e punës dhe u ekzekutuan nën Stalinin, ashtu edhe përmbysja e disa rehabilitimeve rrezikon të jetë proces arbitrar në një vend ku gjyqësori është në varësi të nevojave të Kremlinit.
Në një sondazh rus të vitit 2018, më shumë se një e treta e të anketuarve thanë se kishin të afërm që kishin përjetuar represion nën Stalinin. Si do të reagonin ata nëse do të mësonin se, në disa raste, autoritetet tani vlerësojnë se të afërmit e tyre ishin rehabilituar ilegalisht? Nuk mund të jemi të sigurt, por kjo ka shanse që të nxisë shumë hidhërim.
Mund të ringjallë gjithashtu kujtimet e lidhjes në historinë moderne ruse, midis procesit të rehabilitimit dhe përpjekjeve për të çmontuar despotizmin. Nën Hrushovin dhe veçanërisht Gorbaçovin, qëndrimi i hapur zyrtar për mizoritë e së kaluarës dhe rehabilitimin e viktimave të pafajshme, krijoi presion për liberalizimin më të gjerë. Organizata që përfaqësoi në mënyrë më efektive këtë shtytje për demokraci dhe ndershmëri rreth historisë, ishte grupi i të drejtave të njeriut Memorial, të cilin Putin e mbylli në vitin 2021.
Nga ana tjetër, edhe ndryshimi i pjesshëm i rehabilitimeve do të shërbente si sinjal i dyfishtë për popullin rus. Nga njëra anë, do të nënvizonte tendencën drejt rritjes së represionit të brendshëm politik. Nga ana tjetër, do të nxirrte në pah nxitjen e pangopur të Putinit për të vendosur kujtimin e të kaluarës ruse nën kontrollin zyrtar dhe, siç thotë studiuesi Jade McGlynn, për ta mbështjellë historinë e kombit me “dezinformata, mite dhe narrativa të rreme”.
Kjo nuk duhet të interpretohet si përpjekje e Putinit për të rehabilituar vetë Stalinin ose për të zbardhur të gjithë trashëgiminë sovjetike. Për pjesën më të madhe të sundimit të tij, Putini është kufizuar në lavdërimin e disa aspekteve “të mira” të epokës së Stalinit, mbi të gjitha fitoren mbi nazistët, ndërsa është distancuar nga shtypjet masive të diktatorit. Por, rishikimi i disa rehabilitimeve është shenjë se edhe ky version i historisë mund të ndryshohet së shpejti për t’iu përshtatur qëllimeve të Putinit. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Cristiano Ronaldo mund të kthehet në Evropë, trajneri i njohur tashmë e ka telefonuar
Edhe një problem për Trumpin, policia konfirmon dyshimet për sulm seksual të kandidatit për Sekretar të Mbrojtjes
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje