LAJMI I FUNDIT:

AGK: 38 Sulme ndaj gazetarëve që nga janari

AGK: 38 Sulme ndaj gazetarëve që nga janari

Gjatë periudhës janar-shtator të vitit 2024, janë regjistruar 38 sulme ndaj gazetarëve, duke e bërë këtë vit më të dhunshmin në historinë e mediave në Kosovë, me gjithsej 74 incidente të tilla deri më tani.

Ky trend shqetësues u bë i ditur gjatë prezantimit të raportit vjetor “Treguesit e nivelit të lirisë së mediave dhe sigurisë së gazetarëve dhe Indeksi i Sigurisë së Gazetarëve në Ballkanin Perëndimor”.

Drejtoresha ekzekutive e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës (AGK), Getoarbë Mulliqi, vuri në dukje një rritje të konsiderueshme të sulmeve ndaj gazetarëve krahasuar me vitin e kaluar.


“Krahasuar me vitin 2022, ku janë raportuar gjithsej 33 raste, numri i sulmeve ndaj gazetarëve është rritur për 41%. Kjo e bën vitin 2023 vitin me numrin më të lartë të shkeljeve të lirisë së medias dhe sulmeve ndaj gazetarëve,” theksoi Mulliqi.

Ajo shtoi se gazetarët që raportojnë nga komunat veriore të Kosovës janë veçanërisht të rrezikuar, duke u përballur me kërcënime për jetën, sulme verbale dhe fizike, si dhe dëmtime të pronave personale dhe profesionale.

Mulliqi gjithashtu vuri në dukje problemet e brendshme në media, duke përfshirë ngacmimet seksuale të shpeshta dhe ndërhyrjet politike.

“Një nga sfidat më të mëdha gjatë vitit 2023 kanë qenë ngacmimet e shpeshta seksuale,” tha ajo.

Eksperti ligjor, Ylli Zekaj, theksoi se mbrojtja e gazetarëve është vështirësuar nga mungesa e ndarjes së lëndëve sipas profesionit në sistemin gjyqësor.

Ai theksoi nevojën për përmirësimin e mbrojtjes juridike për gazetarët përmes ndarjes më të qartë të rasteve që përfshijnë sulme dhe kërcënime ndaj tyre.

Nga ana tjetër, hetuesja Leonita Morina foli për rritjen e rasteve të padive strategjike kundër gazetarëve, të njohura si SLAPP.

“Këto padi kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve dhe në data bazën e AGK-së janë regjistruar mbi 35 raste të tilla,” tha Morina.

Përveç kërcënimeve dhe sulmeve fizike, gazetarët po përballen gjithashtu me kontrata të paqëndrueshme dhe paga të ulëta, duke krijuar një mjedis të vështirë për ushtrimin e profesionit të tyre.

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Në rastin

Në rastin "Kobra", babai i viktimës: Më ka ik fëmija në moshën më të mirë, arma nuk përdoret tek vëllezërit

Drejtësi
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Tiranë, publikohen pamje të reja nga ekzekutimi i 28-vjeçarit

Lajme
Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Peci me akuza për PDK-në dhe LDK-në: A e dini se në vitin 2017, Ministria e Bujqësisë kishte paditur Fahrie Hotin, duke i kërkuar kthimin e mbi 17 mijë euro

Lajme
Kalo në kategori