LAJMI I FUNDIT:

MPB me qasje të drejtpërdrejtë në sistemin e monitorimit me 200 kamera për qytetin e Kavadarit

MPB me qasje të drejtpërdrejtë në sistemin e monitorimit me 200 kamera për qytetin e Kavadarit

Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski sot ka qenë për vizitë pune në Komunën e Kavadarit ku realizoi takim me kryetarin e Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Arsyeja ka qenë qasja e drejtpërdrejtë e MPB-NJPB Kavadar në qendrën bashkëkohore të monitorimit, e cila është në përbërje të komunës. Kjo qasje e drejtpërdrejtë në sistem në ambientet e saja do të jetë në drejtim të funksionimit të koordinuar, të shpejtë dhe efikas të policisë së bashku me pushtetin lokal në interes të sigurisë publike të qytetarëve të Kavadarit.

“Një falenderim i madh për kryetarin e Komunës dhe Komunën e Kavadarit sepse me mjetet e tyre ia dolën ta krijojnë vetë këtë sistem dhe ta ndajnë me MPB-në. Me këtë sistem prej mbi 200 kamerave të cilat do ti kemi në kuadër të sistemit të ministrisë, do të rrisim ndjeshëm cilësinë e punës së policisë. Fakti është se kriminaliteti në Kavadar ka rënë dukshëm në periudhën e kaluar dhe presim që me afrimin e MPB-së ndaj këtij sistemi dhe me punën e përkushtuar, gjendja e sigurisë në Kavadar të përmirësohet edhe më shumë.


Si ministri jemi të fokusuar sa më shumë në projektin i cili në përgjithësi ka të bëjë me rritjen e sigurisë së qytetarëve të gjithë vendit, projekti “Qyteti i sigurt” si në Kavadar, ashtu edhe në Shkup, Kumanovë dhe Tetovë. Do të bëjmë gjithçka që sa më shpejt që të jetë e mundur të gjitha këto sisteme teknologjike t’i vëmë në përdorim në këto katër qytete dhe më tej në të gjithë territorin për të pasur një shoqëri më të sigurt, theksoi ministri Toshkovski.

“Komuna e Kavadarit në pesë vitet e fundit ka investuar në “Qytetin e sigurt”, mbi 220 kamera të vendosura në territorin e Kavadarit për të mbrojtur pajisjet urbane nga dukuritë si huliganizmi. E arritëm dhe e tejkaluam këtë objektiv. Të njëjtat kamera me memorandum bashkëpunimi po i transferojmë në NJPB Kavadar, ku policia do të veprojë në radhë të parë për të mbrojtur sigurinë e banorëve të Kavadarit.

“Me vendosjen e kamerave, kriminaliteti ka shënuar rënie drastike në katër vitet e fundit dhe një numër i madh i veprave penale të kryera janë zbuluar nga prania e kamerave”, theksoi kryetari i Komunës së Kavadarit, Mitko Jançev.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori