Në horizontin 11-të të Trepçës, nën errësirën e thellë të tuneleve, minatorët e Kosovës përballen me sfida të papërshkrueshme. Vonesa e pagave, si një hije e pandërprerë, shton peshën e brengave mbi supe të punëtorëve të zellshëm, që çdo ditë dalin nga shtëpitë e tyre të lidhur me përgjegjësinë për familjet.
Me shpresën disi të shuar për siguri dhe vlerësim, ata vazhdojnë të punojnë në një ambient të rrezikshëm, ku lodhja dhe mungesa e mbështetjes janë bërë pjesë e rutinës. Ndërsa shpresojnë për një të ardhme më të ndritur, rrëfimet e tyre e përshkruajnë më mirë se çdo gjë tjetër pasigurinë dhe dëshpërimin e tyre.
Minatori Safet Jusufi, i cili punon në këtë ndërmarrje me vite, rrëfehet i zhgënjyer me trajtimin që iu bëhet dhe nuk vlerësohen mjaftueshëm nga shteti.
Ai për KosovaPress derisa tregon për vështirësitë që përballen, thotë se shpesh herë kishte në mendje ta lë punën në Trepçë, mirëpo shton se nuk kishte zgjidhje tjetër, pasi nga kjo punë mban familjen.
“Vështirë është, se më së pari dëmtohet shëndeti, nuk paguhet rrezikshmëria, kushte nuk ka, duhet punuar, plus përtej këtyre vështirësive e ke edhe një dert, a del paga ose jo… I zhgënjyer jam totatalisht, se vjen në punë dhe nuk e din pse vjen në punë, as nuk ke siguri të pagës, as shëndetit, kurrfarë sigurie, por s’po kem qare, jemi familjarë duhet të mbajmë familjen…Mendja çdo ditë më shkon, veç nuk kemi ka të shkojmë…Isha dalë me gjithë qejf (jashtë vendit)…s’ka asgjë, kemi pas shpresë së bëhet më mirë, por e kotë”, thotë Jusufi.
Edhe Ukshin Istrefi, një xehetar me 13 vjet eksperiencë, teksa flet për rrezikshmërinë në këtë ndërmarrje, shprehet i shqetësuar me gjendjen e rëndë të krijuar në Trepçë.
“E vështirë, nuk mund edhe të punosh mirë kur e din që nuk e ke pagën, por ja kemi dalë diqysh… Po shpresojmë shumë se po vinë kohë më të mira për neve…Me këtë punë e mbaj familjen… Si të nisesh prej minierës, për atë shkruan “Me Fat”, i rrezikuar je, por çfarë të bëjmë”, thotë Istrefi.
Në anën tjetër, minatori, Ramadan Meholli i cili ka gati 43 vjet që punon në këtë ndërmarrje kujton sfidat që kanë kaluar, megjithatë thotë se ende puna e tyre vazhdon të mos vlerësohet siç duhet.
Teksa rrëfen për kushtet e vështira, e po ashtu edhe për vonesën në paga, shpreson se në të ardhmen do të ketë ditë më të mira për minatorët.
“Punoj këtu prej janarit të vitit ‘82, d.m.th qe gati 43 vite, jam hy i ri, as 19 vjeçar nuk i kam pas. Sfidat më të mëdha kanë qenë në atë kohën e para grevës së madhe, pastaj gjatë grevës dhe pas grevës, ato kanë qenë sfidat më të mëdha, sepse e dimë që kemi pas të bëjë me një armik të përbetuar që ka dashur ta shkatërrojë Kosovën… Me këtë pagë mbajmë familjen, për me ngrenë e pi bënë, por, për të rregulluar apo investuar diçka në shtëpi është vështirë…
Ja kemi dalë diqysh…i dëshpëruar po, nëse punon dhe nuk paguhesh… duhet të vlerësohet shumë më shumë, tash nuk po vlerësohet absolut hiç puna minatorit, kushtet janë shumë të vështira, teknologjia është e vjetruar, nuk ka investime kapitale, me këto kushte që punojmë, janë të vështira, rezultati i punës është shumë i mirë krahasim me kushtet që punojmë… Shpresa po na mban se ne jemi të tillë që të gjitha i japim e ymytin jo”, rrëfen Meholli.
Në anën tjetër, drejtori i Minierës në Stantërg, Shyqyri Sadiku thotë se me prodhimin që kanë filluar, minatorët do të krijojnë të hyrat prej punës së vetë dhe pagat do t’i marrin me kohë.
“Po shpresoj, me këtë prodhim që kemi filluar që muajin shtator minatorët do të krijojnë të hyrat prej punës së vet, prej rezultatit të tyre dhe pagat do të marrin komplet me kohë”, thotë Sadiku.
Kujtojmë se, minatorët e “Trepçës” patën hyrë në grevë për shkak të mosrealizimit të pagave të muajit qershor dhe shujtave ushqimore.
Ndërkaq, javë më parë Qeveria e Kosovës nga Pakoja për Ringjallje Ekonomike ka ndarë mbi 4 milionë euro për pagat e minatorëve, në mënyrë që të tejkalohet kriza aktuale.
Ndryshe, minatorët e Trepçës kishin pothuajse dy muaj pa i marrë pagat e tyre.
Sipas menaxhmentit, më 20.9.2024, Ndërmarrja Trepça Sh.A. ka realizuar eksportin e koncentratit të zinkut (K/Zn) nga Njësia Biznesore Minierat me Flotacion Trepça në Stan Tërg. Sasia e eksportuar e koncentratit: Total= 168.48 t K/Zn. /KP/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëVite më parë hodhi aksidentalisht në mbeturina hard diskun me Bitcoin, britaniku thotë se tani do të vlen 633 milionë dollarë
Rezervo tani, përfito çmime speciale për udhëtime gjatë fundvitit nga Gjeneva drejt Prishtinës!
Në këto ditë të ftohta, hani ushqime të ngrohta!
Black Friday në AZTECH: Zbritje spektakolare deri në -60%!
PostCHAT ju pret!
Kryetari i AKK, Ibrahimi: Buxheti për vitin 2025 injoron kostot e kontratave kolektive
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje