LAJMI I FUNDIT:

Petrovska: OBRM-PDUKM duhet të pranojë fajësinë për skandalin me flamurin e RMV-së në Bullgari

Petrovska: OBRM-PDUKM duhet të pranojë fajësinë për skandalin me flamurin e RMV-së në Bullgari

“OBRM-PDUKM është dashur ta pranojë fajin për skandalin e mosvendosjes së flamurit të Maqedonisë gjatë takimit me Presidentin e shtetit të Bullgarisë, të pranojë kritikat që janë të rëndësishme për vendin dhe të ndërmarrë hapa konkretë”, tha deputetja e LSDM-së, Slavjanka Petrovska. në emisionin “Vetëm e vërteta” në Kanal5.

“Nga një takim, që supozohej të ishte një hap drejt afrimit, u krijua një hendek. Veç kësaj, tani shohim edhe deklaratat e majave politike që e thellojnë edhe më shumë këtë hendek. Është joserioze kur dërgon presidenten e vendit edhe nëse nuk ka pyetje të hapura, të mos i kushtosh vëmendje protokollit të plotë nga fillimi deri në fund, nga hyrja në kufijtë e atij vendi deri në daljen. Papritur, OBMR-PDUKM, partia politike që 7 vjet flet dhe gënjen se kemi shitur interesat kombëtare, thotë se LSDM-ja bëri bujë se nuk e kishte flamurin kombëtar. Flamuri kombëtar është një simbol. Është detyrë e presidentit të shtetit të mbrojë simbolet dhe interesat e shtetit. Përderisa OBRM-PDUKM fajëson LSDM-në për gjithçka, përfshirë edhe atë që ndodh në zyrat e tyre, nuk mund të thuhet se e kanë marrë mësimin. Për skandalin me flamurin dhe mosrespektimin e flamurit të Maqedonisë fajtore është OBRM-PDUKM”, tha Petrovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Jashari reagon pas kritikave ndaj mbylljes së institucioneve paralele, citon Gjergj Fishtën

Lajme
Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lirohet Nol Nushi, jep detaje pas ndalimit në kufirin Kosovë - Maqedoni

Lajme

"Fëmijët kërkojnë të vizitojnë varrin e nënës", avokati i familjes së Liridona Ademajt: Presim burgim të përjetshëm

Lajme

"Duhej plotësuar shumë dokumente", Haradinaj për Kurtin: Është fyese mos me i vizitu ish-krerët e UÇK-së në Hagë

Lajme
Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Haradinaj pritet në mënyrë madhështore në Grabanicë

Politikë
Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Maqedonci në SHBA: Kosova do të ketë helikopterë ‘Black Hawk’

Siguri
Kalo në kategori