LAJMI I FUNDIT:

Historia e konfliktit midis Hezbollahut dhe Izraelit

Historia e konfliktit midis Hezbollahut dhe Izraelit

Hezbollah është një lëvizje islamike e mbështetur nga Irani, me një nga forcat paramilitare më të fuqishme në Lindjen e Mesme.

Baza kryesore e grupit ndodhet në kufirin Izrael-Liban, ku pasojat e luftës Izrael-Hamas janë ndjerë fort, shkruan cnn.

Hezbollahu dhe Izraeli kanë sulmuar herë pas here njëra-tjetrën që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës, duke e vënë tërë rajonin në një situatë të tensionuar, me frikën se mund të shpërthejë një konflikt më i gjerë rajonal.


Kjo është një vazhdimësi e një konflikti që zgjat dekada midis Hezbollahut dhe Izraelit.

Por, çfarë duhet të dini?

Pushtimi izraelit: Forcat izraelite morën pothuajse gjysmën e territorit të Libanit kur pushtuan vendin në vitin 1982.

Kjo përfshinte Bejrutin, ku forcat izraelite, së bashku me milici të krishtera libaneze të lidhura me të djathtën izraelite, rrethuan pjesën perëndimore të kryeqytetit për të dëbuar militantët palestinezë.

Operacioni izraelit rezultoi në më shumë se 17 mijë vdekje, sipas raporteve të kohës dhe një hetimi izraelit rreth një masakre në kampin e refugjatëve në Bejrut, Sabra dhe Shatila, transmeton Telegrafi.

Kjo është një nga ngjarjet më të përgjakshme në historinë e afërt të rajonit. Hetimi, i njohur si Komisioni Kahan, e mbajti Izraelin përgjegjës indirekt për masakrën që u krye nga luftëtarët e krishterë të djathtë libanezë. Vlerësimet për numrin e vdekjeve në Sabra dhe Shatila ndryshojnë nga 700 deri në 3000.

Rritja e Hezbollahut: Ndërsa shumë luftëtarë palestinezë u larguan nga Libani, një grup luftëtarësh shia islamikë të trajnuar nga Republika Islamike e Iranit u shfaqën në peizazhin politik të trazuar të Libanit.

Ky grup i vogël pati një ndikim të madh dhe të dhunshëm. Në vitin 1983, dy sulmues vetëvrasës të lidhur me fraksionin e Hezbollahut sulmuan një kazermë të Marinës amerikane në Bejrut, duke vrarë pothuajse 300 ushtarë amerikanë dhe francezë, si dhe disa civilë.

Një vit më vonë, luftëtarë të lidhur me Iranin bombarduan Ambasadën e SHBA-së në Bejrut, duke vrarë 23 njerëz. Në vitin 1985, këta militantë u bashkuan më formalisht rreth një organizate të sapoformuar: Hezbollah.

“Front mbështetës” për Gazën në vitin 2023: Hezbollahu është pjesë e një aleance më të gjerë të udhëhequr nga Irani e grupeve militante që shtrihet në Jemen, Siri, Gaza dhe Irak, e cila është angazhuar në acarimin e marrëdhënieve mes Izraelit dhe aleatëve të tij që nga fillimi i luftës me Hamasin më 7 tetor 2023.

Organizata deklaroi se do të vazhdojë të godasë objektivat izraelitë për aq kohë sa do të vazhdojë lufta në Gazë, duke u ribranduar si një “front mbështetës” për palestinezët në Rrip, siç e përshkroi një lider i lartë i Hezbollahut.

Vrasja e një lideri kyç: Pas muajsh shkëmbimesh të ndërsjella, tensionet u rritën kur Izraeli njoftoi në muajin korrik se kishte vrarë në Bejrut komandantin më të lartë ushtarak të Hezbollahut, Fu’ad Shukr.

Në shenjë hakmarrje, Hezbollah nisi qindra dronë dhe raketa drejt objektivave në Izrael në muajin gusht.

Izraeli mohoi se ishte goditur ndonjë objektiv i rëndësishëm dhe nuk është publikuar asnjë provë për të kundërshtuar atë mohim.

Të zhvendosurit: Rritja e luftimeve përtej kufirit ka detyruar njerëzit të largohen nga shtëpitë e tyre në të dy anët, në veri të Izraelit dhe në jug të Libanit.

Të martën, Izraeli e bëri një objektiv të ri luftarak kthimin e dhjetëra mijëra banorëve të veriut të Izraelit në shtëpitë e tyre pranë kufirit.

Zyrtarët dhe banorët e rajonit verior kanë ushtruar presion në rritje mbi qeverinë izraelite për nevojën e kthimit.

Më shumë se 100 mijë njerëz janë zhvendosur nga jugu i Libanit, sipas ministrisë së Shëndetësisë libaneze.

Sulmi më i fundit: Hezbollah konfirmoi se komandanti i lartë, Ibrahim Aqil u vra të premten. Izraeli tha se Aqil ishte mes figurave të larta të Hezbollahut që u vranë në një sulm ajror ndaj një ndërtese banimi në Bejrut.

Hezbollahu gjithashtu ka konfirmuar vdekjen edhe të një tjetër komandanti të lartë ushtarak, Ahmed Wahbi.

Jo vetëm komandantët, por edhe të paktën 16 operativë të Hezbollahut janë vrarë gjatë ditës së djeshme.

Libani tashmë ishte në gjendje të vështirë pas mijëra shpërthimesh të vogla që goditën pajisjet pa tel të anëtarëve të Hezbollahut gjatë javës, duke vrarë dhjetëra dhe duke plagosur mijëra. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Teksa po fluturonte me aeroplan 'mbi llavën e zjarrtë të tij', turistja filmon shpërthimin spektakolar të vullkanit në Islandë

Evropa
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Brenda fabrikës së armëve të Koresë së Jugut që mund ta furnizojë Ukrainën

Azia
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
Kalo në kategori