Me shumë orë diskutime, të ftuar nga Kosova, rajoni dhe Evropa dhe aktivitete të ndryshme në Prishtinë e Prizren është shënuar edicioni i shtatë i Javës së Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë.
Me temën kryesore “Veprimi për Klimën”, edicioni i këtij viti që në hapje të tij ka sjellë në Prishtinë ministren Gjermane të Shtetit për Klimën, Anna Lührmann, e cila ka thënë se është e rëndësishme që të ketë bashkëpunim mes dy vendeve për të arritur synimet e përbashkëta në fushën e zhvillimit të qëndrueshëm, klimës dhe për një të ardhme të gjelbër.
“Në fillim të këtij viti pata kënaqësinë të nënshkruaj partneritetin për tranzicionin klimatik dhe energjetik ndërmjet dy vendeve tona, me ministrat Rizvanolli dhe Aliu në Berlin. Ky ishte një moment shumë i rëndësishëm për mua, sepse me këtë nënshkrim e bëmë të qartë që Kosova dhe Gjermania po punojnë së bashku për një Evropë të gjelbër dhe të shëndoshë”, ka thënë ajo.
Në hapje të edicionit, edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur për nevojën dhe përkushtimin e qeverisë që udhëheq për një Kosovë të gjelbër dhe të qëndrueshme.
Sipas tij, është unike marrëdhënia që ka Kosova me Gjermaninë për mbështetjen në fushën e klimës dhe energjisë.
“Kjo javë është një mundësi unike për të treguar përkushtimin tonë për një Kosovë të gjelbër dhe të qëndrueshme në veçanti e mbështes ministren Luhrmaan për marrëdhënien unike që ka Kosova me Gjermaninë dhe posaçërisht për mbështetjen e saj të vazhdueshme në këtë partneritet tonin strategjik në fushën e klimës dhe energjisë. Republika e Kosovës gjatë viteve të fundit ka bërë progres të madh përpara në tranzicionin energjetik dhe agjendën klimatike duke treguar vizionin dhe angazhimin tonë për një të ardhme të qëndrueshme”, ka thënë ai.
Në hapje të edicionit të shtatë ishin të pranishëm edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu dhe Zëvendës Shefja e Zyrës së BE-së, Eva Palatova.
Ajo theksoi se “është e lumtur të shoh sa herë që Bashkimi Evropian dhe standardet e vendosura në fushën e klimës dhe të ardhmes së qëndrueshme merren si shembull dhe pikë referimi nga Kosova”.
Sipas saj, është shumë i rëndësishëm bashkëpunimi rajonal dhe angazhimi global për t’u përballur me sfidat klimatike dhe për të promovuar agjendën e gjelbër.
Ndërsa, ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka deklaruar se përgjatë viteve të fundit së bashku me partneret kanë bërë mjaftë përparime në rrugëtimin e tranzicionit energjetik e drejt një ekonomie, e shoqërie më të qëndrueshme.
Në anën tjetër, ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se sfidë kryesore mbetet adaptimi në ndryshimet klimatike, për çfarë ka thënë se Qeveria bashkë me ministrinë janë duke punuar në këtë drejtim.
Në kuadër të këtij edicioni, janë mbajtur tetë panele diskutimi në fushat nga tranzicioni energjetik në Ballkanin Perëndimor, si ndikojnë në Kosovë ndryshimet klimatike e deri tek plani për i Kosovës për Klimën.
Bartës të institucioneve, ekspertë e përfaqësues të organizatave kanë diskutuar përgjatë pesë ditëve, ndërsa janë organizuar edhe shumë aktivitete për temën në margjina të këtij edicioni.
Gjatë tërë javës ka qenë e hapur ekspozita “Energjia në Tranzicion – Fuqizimi i të Nesërmes” dhe Këndi i Gjelbër, në kuadër të fushatës “Mendo Gjelbër. Vepro Gjelbër”. Po ashtu, në kuadër të garës për foton më të mirë, pjesëmarrësit kanë pasur mundësi të votojnë për njërën nga 7 foto të garës “Vepro Gjelbër’.
Java e Zhvillimit të Qëndrueshëm në Kosovë ka përmbyllur edicionin e saj në Prizren në hapësirë e Parkut të Inovacionit dhe Teknologjisë, me ndarjen e çmimeve për raportimin më të mirë të gjelbër në media.
Edhe ky edicion është mbështetur financiarisht nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Ministria e Ekonomisë, Zyra e BE-së në Kosovë, Qeveria Gjermane përmes GIZ Kosova, INDEP dhe Balkan Green Foundation.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri