LAJMI I FUNDIT:

Dejona Mihali intervistohet nga Prokuroria Speciale

Dejona Mihali intervistohet nga Prokuroria Speciale

Koordinatorja e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali është parë sot duke hyrë në objektin e Prokurorisë Speciale në Prishtinë.

Telegrafi  nga burimet e veta ka mësuar se Mihali po intervistohet për dy raste që kanë të bëjnë më korrupsion.

Lidhur me intervistimin e Mihalit, Telegrafi ka dërguar pyetje edhe në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, por që deri në publikimin e lajmit nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.


Ndryshe, Dejona Mihali mbanë pozitën si “Koordinatore e Komiteteve”, në LVV,  që nga viti 2016./Telegrafi/