Çështja e tërheqjes ose jo të një letre që Serbia ia ka dërguar Bashkimit Evropian lidhur me Kosovën, është mbështjellë me mister, pas deklaratave kundërthënëse të bëra së voni nga blloku evropian dhe nga autoritetet kosovare, përderisa udhëheqja serbe nuk ka bërë asnjë koment konkret.
Më 6 shtator, pas një takimi në Prishtinë me kryenegociatorin e Kosovës, Besnik Bislimi, emisari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, deklaroi se Serbia e ka tërhequr letrën e kryeministres së atëhershme, Ana Brnabiq.
Nëpërmjet kësaj letre, dërguar në Bruksel në dhjetorin e vitit 2023, Serbia shprehu rezerva për Marrëveshjen për rrugën drejt normalizimit të raporteve me Kosovën dhe për Aneksin e zbatimit të saj, që BE-ja i sheh si marrëveshje historike në procesin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve, shkruan Evropa e Lirë.
Por, pas takimeve me Lajçakun, Bislimi tha më 17 shtator se ka kuptuar që letra, në të vërtetë, s’është tërhequr.
“Ajo që ka dashur ai të thotë në Prishtinë është se, po punohet me Serbinë që letra të tërhiqet. Letra nuk është tërhequr dhe as nuk ka kërkesë për tërheqjen e saj nga ana e Serbisë ende”, deklaroi Bislimi.
Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha për Radion Evropa e Lirë se Brukseli nuk i komenton deklaratat e asnjërës palë, duke shtuar se është Serbia ajo që duhet të pyetet lidhur me veprimet e saj.
“Ne presim që palët më në fund të përqendrohen te zbatimi [i Marrëveshjes] dhe të mos humbin kohë në taktika devijuese”, tha Stano.
Burime të Radios Evropa e Lirë në BE thanë se askush në Bruksel nuk ka deklaruar se letra është tërhequr, përveç Lajçakut. Stano më herët kishte deklaruar se nuk kishte çfarë t’i shtonte asaj që kishte thënë Lajçak në kryeqytetin kosovar.
Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, as nuk ka mohuar, e as pohuar se shteti i tij e ka tërhequr këtë letër.
Rëndësia e letrës
Toby Vogel nga Këshilli për Politikat e Demokratizimit në Bruksel tha për Radion Evropa e Lirë se letra e Brnabiqit gjithmonë ka qenë “pak e mistershme”.
Ai vlerësoi se edhe dërgimi i saj ishte i pazakontë, pasi Brnabiq ia dorëzoi atë një zyrtari të nivelit të mesëm të Shërbimit për Veprim të Jashtëm të BE-së, gjë që, sipas tij, është edhe shkelje e protokollit.
“Duke pasur parasysh faktin se BE-ja atëbotë nuk njoftoi për këtë letër, është jashtëzakonisht e pazakonshme që tani të njoftojë për tërheqjen e saj”, vlerësoi Vogel.
Sipas tij, njoftimi për një tërheqje të tillë do të duhej të bëhej nga Qeveria e Serbisë.
“Duke njoftuar për këtë tërheqje të pretenduar, edhe nëse del të jetë e vërtetë, Lajçaku u shndërrua në zëdhënës të Qeverisë së Serbisë. Nëse asgjë tjetër, kjo e vë në pikëpyetje gjykimin politik të Lajçakut”, tha Vogel.
Nikolla Burazer nga Qendra për Politikë Bashkëkohore në Beograd tha për Radion Evropa e Lirë se BE-ja ua ka bërë të qartë palëve se duhet ta zbatojnë pa kushte Marrëveshjen, nga e cila varet edhe rruga evropiane e dy vendeve.
Për Serbinë, Marrëveshja është pjesë e kapitullit 35 të kornizës negociuese për anëtarësim në BE.
Burazer vlerësoi se BE-ja “nuk e merr seriozisht” letrën e Brnabiqit dhe rezervat e shprehura përmes saj nga Beogradi.
“Pavarësisht nëse [letra] është tërhequr apo jo, ajo në asnjë mënyrë nuk ndikon në obligimin e palëve. BE-ja e sheh [Marrëveshjen] si zotim që palët duhet ta përmbushin, nëse duan të ecin përpara në integrimin evropian”, tha ai.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, një vit më parë vendosi tri kushte për angazhim në nivelin politik të dialogut. Një nga to ishte edhe tërheqja e letrës.
A ka interesim për normalizim?
Në letër, Brnabiq ka thënë se Marrëveshja është e pranueshme për Serbinë vetëm në një kontekst që nuk i referohet njohjes de facto dhe de jure të Kosovës. Aty, po ashtu, thuhet se Beogradi nuk pajtohet me anëtarësimin e Kosovës në Organizatën e Kombeve të Bashkuara apo në mekanizma dhe në agjenci që ekzistojnë në kuadër të OKB-së.
Për Vogelin, njoftimi i Lajçakut për një tërheqje të letrës së Brnabiqit tregon se Perëndimi me çdo kusht po tenton të tregojë se dialogu po vazhdon.
“Ata në mënyrë të dëshpëruar duan ndonjë lajm të mirë, sikurse na e dëshmoi edhe tërheqja e pretenduar e letrës së Bërnabiqit, si dëshmi se dialogu po jep rezultate, se marrëveshjet e Brukselit/Ohrit janë të vlefshme, dhe se qasja e Perëndimit më në favor të Serbisë dhe ndëshkuese për Kosovën është duke funksionuar”, tha ai.
Si Vogel, ashtu edhe Burazer, pajtohen se Kosova dhe Serbia aktualisht nuk janë të interesuara për normalizim, por se duan që “të blejnë kohë”, para se t’i zbatojnë zotimet e procesit që nisi më 2011.
Ndërkaq, Lajçaku kishte deklaruar për REL-in se shoqëritë në Kosovë dhe Serbi nuk janë gati për normalizim.
Sa i përket të ardhmes së dialogut, Burazer nuk pret ndryshime në format dhe në qasje, kurse Vogel kërkon model të ri, në mënyrë që procesi të ketë sukses.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Lutfiu: Gjykata Kushtetuese e Serbisë legalizoi pasivizimin e adresave të shqiptarëve
Nagip Krasniqi reagon ndaj raportimeve se është i përfshirë në një video me përmbajtje eksplicite me një vajzë të mitur
Deri në fund të janarit do të përfundojë shpronësimi për korridorin 8 dhe 10-D
"Thërriste nënë, nënë", farmacistja tregon momentet kritike të 14-vjeçarit i cili vdiq nga therja me thikë
Dy motrat dhe baxhanakët ia zhvatin mërgimtarit 300 mijë euro
Elshani: Personit të cilit i është gjetur armatimi në Zveçan, lidhet me sulmin e Banjskës
Ministri Peci paralajmëron kallëzime penale për disa figura të LDK-së, nuk përjashton as Abdixhikun
Rrëfimi i Fitore Iljazit në Rose
Apeli i Posaçëm e la në burg, reagon Ilir Meta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Gjermania dhe Finlanda në alarm pasi një kabllo nënujore që lidhte dy vendet ka pasur “një ndërprerje”
Pesë fjalët e Zelenskyt për t'i shkaktuar frikë Putinit - përpara sulmeve me raketa amerikane thellë në Rusi
Arratisje spektakolare e policit në Gjirokastër, kur mori vesh se do të arrestohej
"Jemi të lumtur dhe tani presim kundërshtarin e play-offit" - Muriqi flet pas fitores
Rohde: Gjermania kufizon aktivitetet politike për zgjedhjet e Kosovës në territorin e saj
Kammer: Me këtë rritje Kosovës i duhen 20 vjet për të arritur te gjysma e standardit evropian