LAJMI I FUNDIT:

Izraeli sulmon Libanin – godet më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut

Izraeli sulmon Libanin – godet më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut

Izraeli ka kryer sulme të gjera ajrore në Libanin jugor, me aeroplanët e tij luftarakë që kanë goditur më shumë se 100 raketahedhës të Hezbollahut dhe “lokacione të tjera terroriste”, duke përfshirë një objekt të ruajtjes së armëve.

Forcat e Mbrojtjes së Izraelit (IDF) kanë njoftuar se raketat ishin gati për t’u gjuajtur kundër Izraelit.

Nuk dihet menjëherë nëse ka pasur viktima.


Agjencia shtetërore e Libanit e Lajmeve se Izraeli kreu të paktën 52 sulme në jug të vendit dhe se Libani gjithashtu kishte nisur sulme në objektet ushtarake në Izraelin verior.

Bëhet e ditur se sulmet ajrore izraelite, të cilat zgjatën më shumë se dy orë, ishin disa nga më intensivet e konfliktit të fundit.

Së fundmi, Izraeli ka hequr urdhrat për kufizimin e lëvizjes që kishte lëshuar për komunitetet në Lartësitë Golan dhe pjesë të Izraelit verior, konfirmoi ushtria e tij, shkruan BBC, përcjell Telegrafi.

Më herët, udhëheqësi i Hezbollahut, Hassan Nasrallah tha se shpërthimet vdekjeprurëse në fillim të javës “kapërcenin të gjitha vijat e kuqe”, duke akuzuar Izraelin për atë që ai tha se përfaqësonte një deklaratë lufte.

Izraeli nuk ka thënë se qëndron pas sulmeve dhe për të cilat autoritetet libaneze thanë se vranë 37 njerëz dhe plagosën 3,000.

Por, Ministri i Mbrojtjes Yoav Gallant ka thënë se Izraeli po hyn në një “fazë të re të luftës”, duke përqendruar më shumë përpjekjet e tij në veri.

Siç raportohet, luftimet ndërkufitare u përshkallëzuan më 8 tetor të vitit 2023 – një ditë pas sulmit të paprecedentë ndaj Izraelit nga persona të armatosur të Hamasit – kur Hezbollahu qëlloi në pozicionet izraelite, në solidaritet me palestinezët.

Që atëherë qindra njerëz, shumica prej të cilëve luftëtarë të Hezbollahut, janë vrarë në luftimet ndërkufitare, ndërsa dhjetëra mijëra janë zhvendosur gjithashtu në të dy anët e kufirit.

“IDF do të vazhdojë të operojë për të degraduar infrastrukturën dhe aftësitë e organizatës terroriste Hezbollah në mënyrë që të mbrojë shtetin e Izraelit”, tha ushtria izraelite.

IDF gjithashtu u bëri thirrje banorëve në Izraelin verior pranë kufirit libanez që të shmangin grumbullimet e mëdha, të ruajnë lagjet e tyre dhe të qëndrojnë pranë strehimoreve.

Por, Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken bëri thirrje për përmbajtje nga të gjitha palët.

“Ne nuk duam të shohim ndonjë veprim përshkallëzues nga asnjë palë që do ta bënte më të vështirë qëllimin e arritjes së një armëpushimi në Gaza”, tha Blinken. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Ukraina po negocion sistemet e reja të mbrojtjes ajrore me partnerët - thotë Zelensky

Botë
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Zëdhënëses së ministrisë së Jashtme ruse i cingëron telefoni në konferencë, dikush e urdhëron të mos flasë për sulmin me raketë ndërkontinentale në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori