Forumi i Paqes në Pejë më 11 shtator 2024 ka arritur të mbledhë drejtues të organizatave dhe kompanive ndërkombëtare, universiteteve dhe liderë të shoqërisë civile nga SHBA, Gjermania, Italia, Ukraina, Japonia, Kolombia, Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina dhe Kosova.
Paqja bashkoi ish ambasadorë të Bashkimit Evropian, profesorë universiteti nga Japonia, SHBA, Italia, Rotarianë të devotshëm nga SHBA, Ukraina, Kolombia dhe Italia.
“Erdhën për të kontribuar në ndërtimin e paqes dhe parandalimin e konfliktit, gazetarë të dalluar, inovatorë dhe ekonomistë të njohur, inxhinier të teknologjisë informative, ekspert të inteligjencës artificiale dhe të marketingut, gjithashtu kontribuuan edhe liderë të të drejtave të njeriut nga SHBA dhe drejtues të shoqërisë civile nga Gjermania”, thuhet në njoftim.
Forumi i Paqes në Pejë, këtë vit ka qenë i organizuar në katër panele me tema aktuale për kohën dhe rrethanat në të cilat jetojmë.
“Janë diskutuar mundësi për ndërtimin e paqes në një botë rivaliteti, janë adresuar sfidat aktuale në rajon dhe në botë dhe shqyrtuar mundësitë e ndikimit tek qeverisjet rajonale dhe globale.
Suksesi i Edicionit të Parë të Forumit të Paqes në Pejë është inkurajues për organizatorët. Andaj në Edicionin e Dytë të Forumit të Paqes në vitin 2025 ata do të përqendrohen në programe zhvillimore rajonale duke ftuar personalitete dhe liderë me ndikim më të madh dhe të drejtpërdrejtë politik në qeverisje”, thuhet tutje.
Në emër të Forumit të Paqes në Pejë, Dr. Neshad Asllani, Themelues i këtij Forumi ka shprehur falënderim të veçantë për të gjithë folësit, moderatorët dhe pjesëmarrësit në Edicionin e Parë të Forumit të Paqes në Pejë.
Ai gjithashtu falënderoi rektorin Armand Krasniqi dhe stafin e jashtëzakonshëm të Universitetit “Haxhi Zeka” për mikpritjen dhe menaxhimin profesional të rrjedhës së forumit.
Një mirënjohje e veçantë i është dhënë Fjolla Llukës, kryetare e Rotary Club Peja dhe të gjithë Rotarianëve Pejanë për organizimin, udhëheqjen dhe moderimin e Forumit të Paqes në Pejë, kësaj ngjarje të rëndësishme dhe të veçantë për Rotary Club Peja, për qytetin dhe vendin.
Rotary Club Peja dhe Universiteti “Haxhi Zeka” kanë shprehur gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje në organizimin e Edicionit të Dytë të Forumit të Paqes në Pejë në vitin 2025.
“PAQJA NUK KA ALTERNATIVË – ishte mesazhi i Edicionit të Parë të Forumit të Paqes në Pejë. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëRaportet Kosovë-Serbi, Steinbaum: Shkëmbimi i territoreve mund të rikthehet si ide nga administrata Trump
Kush është Stane Gashi, "nëna e UÇK-së"
Fundjavë me temperatura dimërore në Kosovë
Kosova gëzon mbështetjen e Suedisë për anëtarësim në BE dhe NATO
Rasti i 2.1 milionëshit, zëvendësministri Sallahu: 500 mijë euro janë në një bankë në Turqi, po punojmë me autoritetet atje që t’i kthehen Thesarit të Shtetit
Laert Haxhiu dënohet me burgim të përjetshëm
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Platforma ku mund ta shikoni duelin e vitit Jake Paul - Mike Tyson
Cristiano Ronaldo po largohet nga Al Nassr shkaku i garës së FIFA-s
Publikohet lista e plotë me rregullat kontroverse për luftën Mike Tyson - Jake Paul
Trump dëshiron ta mbyllë Departamentin e Arsimit - çfarë do të thotë kjo për edukimin shkollor
Ledri Vula e pranon se ka fjetur me një fanse
John Thune zgjidhet kryetar i Senatit Amerikan - kandidati që donin shqiptaro-amerikanët