Qeveria amerikane planifikon të blejë deri në gjashtë milionë fuçi nafte për rezervat strategjike, pasi dëshiron të përfitojë nga çmimet e favorshme dhe të mbushë rezervuarët, tha një burim.
Nëse plani zbatohet, kabineti i presidentit amerikan, Joe Biden do të blejë naftën më të madhe në historinë e prokurimit për rezervat strategjike.
Kabineti dëshiron të rimbushë rezervat pasi kishte shitur deri në 180 milionë fuçi në vitin 2022, gjithashtu më së shumti në histori, për të siguruar furnizimin pasi u vendos tavani i çmimit të naftës nga Rusia për shkak të pushtimit rus të Ukrainës. Grupi G7 ka kërcënuar siguruesit dhe transportuesit me sanksione nëse i blejnë fuçitë ruse për më shumë se 60 dollarë.
Qeveria amerikane kishte shitur fuçi me një çmim mesatar prej 95 dollarëve dhe tani po mbush rezervat duke blerë më shumë se 50 milionë fuçi, shkruan reuters.
Rezervat në pronësi federale mbahen në shpella të mëdha kripe nëntokësore në katër vende përgjatë Bregut të Gjirit, sipas të dhënave të Departamentit të Energjisë.
Ministria kishte vendosur një çmim prej 79,99 dollarëve për fuçi për ciklin e ri të blerjes dhe vendosi të shfrytëzojë mundësinë pasi fuçia aktualisht kushton pak më pak se 72 dollarë në tregun vendas.
Çmimet janë aktualisht nën nivelin e vendosur nga ministria, por mund të rriten në afat të shkurtër për shkak të konfliktit në Lindjen e Mesme dhe faktorëve të tjerë. Në muajin prill, SHBA anuloi blerjen e saj për shkak të rritjes së çmimeve.
Shtetet e Bashkuara aktualisht mbajnë 380 milionë fuçi rezerva strategjike, kryesisht naftë “të thartë” me përmbajtje të lartë squfuri, pasi rafineritë amerikane janë kryesisht të pajisura për të përpunuar këtë lloj nafte. Niveli më i lartë i rezervave u regjistrua në vitin 2009, kur arriti në 727 milionë fuçi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
“Edhe atëherë kishte media të lira”, Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
"Edhe atëherë kishte media të lira", Peci: Refuzimi i aplikimit të KB “Krusha” në kohën e PAN-it nuk ka përbërë lajm
Specialistja nga Departamentit amerikan i Tregtisë: SHBA të interesuara të thellojnë bashkëpunimin me Kosovën për energjinë e pastër
Fahrije Hoti thërret konferencë për media për të hënën, thotë se do t’i demantojë shpifjet e Faton Pecit
Spitali që po thyen tabutë e trajtimit të varësive në Kosovë tani me emër dhe vizion të ri
Al Trade feston 25 vite suksese dhe shpërblen besimin tuaj!
Numër i vogël i inspektorëve në terren, jo të gjitha bizneset po kontrollohen
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për transferimin e yllit të Interit
"Ose do bëhet multiplanetare, ose do zhduket", paralajmërimi i Musk për të ardhmen e njerëzimit
Klubi rumun shkruan pas ndeshjes ndaj Rahovecit: Pritje shumë e mirë, ju falenderojmë për këtë gjë
Serwer: Kthimi i Grenellit, mund të çojë në ndarje të territoreve në Ballkan
Zbulohet data e fillimit të edicionit të katërt të Big Brother VIP Albania
Hap historik për ushtrinë amerikane: SHBA fillon prodhimin e eksplozivëve TNT në tokat e saj