Rasti “Titanik 3”, apeli hedh poshtë propozimin e mbrojtjes së zyrtarëve të BDI-së
Në Gjykatën e Apelit në Shkup u mbajt seancë publike për lëndën “Titanik 3”, në të cilën të akuzuar për mashtrim dhe shkatërrim të materialit zgjedhor në vitin 2013 janë ish funksionarët e BDI-së, Ejup Alimi dhe Ismet Guri.
Gjatë seancës, avokatët e Gurit dhe Alimit propozuan që të ftohen për të dhënë dëshmi dy ekspertë, që kanë qenë pjesë e ekipit të superekspertizës së grafologjisë, Andrej Fishiq dhe Marina Sovreska, për të cilët, avokatët thonë se gjatë kohës së përgatitjes së superekspertizës nuk kanë pasur licencë.
Megjithatë, Apeli hodhi poshtë këtë propozim, pasi gjatë procedurës së shkallës së parë është dëgjuar bartësja e superekspertizës, Emilija Fishiq dhe sipas sqarimit të gjykatëses së lëndës Gabriella Gajdova, nuk ka nevojë të japin deklarime secili anëtar i ekipit veçmas.
Gjykata, gjithashtu hodhi poshtë edhe propozimin e të akuzuarit Ismet Guri, i cili kërkoi që të dëgjohen dëshmitarët Qani Toçi dhe Veton Kiki, por edhe ky propozim u hodh poshtë pasi Gjykata u deklarua se dëshmitarët në fjalë janë dëgjuar disa herë.
Përfaqësuesja e organit të akuzës, Gabriella Goxhovska nuk pati propozime me këtë mbaroi procedura e provave. Gjykimi vazhdon me fjalët përfundimtare të palëve.
Lënda “Titanik 3”, para gjykatave të vendit ndodhet prej vitit 2018-të. Gjatë gjykimit të parë, Gjykata Penale e Shkupit i dënoi Gurin dhe Alimin me nga 3 vjet e gjysmë burg, por Gjykata e Apelit në Shkup këtë e shfuqizoi dhe e riktheu lëndën nga e para.
Penalja sërish i dënoi të akuzuarit me të njëjtën lartësi të dënimit, ndërkaq të akuzuarit sërish u ankuan në Apel, i cili tani duhet të vendos sërish. Gjykimin e lëndës kundër Gurit dhe Alimit e kanë ndjekur akuzat për ndërhyrje në gjyqësor me qëllim të zvarritjes së procesit./Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje