LAJMI I FUNDIT:

Pakënaqësi pas anulimit të testimit me shkrim të kandidatëve për pozitën fizioterapeutë në QKUK dhe spitalet regjionale

Pakënaqësi pas anulimit të testimit me shkrim të kandidatëve për pozitën fizioterapeutë në QKUK dhe spitalet regjionale

Shërbimi Spitalor dhe Klinikë Universitar i Kosovës (ShSKUK) më 12 shtator ka njoftuar se ka anuluar testimin me shkrim të kandidatëve për pozitën fizioterapeutë baçelor në QKUK dhe në spitalet regjionale Gjilan, Ferizaj dhe Mitrovicë.

Pakënaqësi për anulimin e këtij testimi kanë shprehur disa kandidatë, të cilët janë ankuar në redaksinë e Telegrafin duke theksuar se anulimi ka ndodhur pa asnjë shpjegim.

Megjithatë nga ShSKUK në një përgjigje për Telegrafin kanë pohuar se anulimi ka ndodhur për shkak të disa ankesave.


“Për shkak të disa ankesave, Komisioni i Ankesave ka vendosur që të anulon rezultatet e testimit me shkrim dhe të bëhet ritestimi me shkrim. Për datën e ritestimit, kandidatët do të njoftohen me kohë”, kanë pohuar nga ShSKUK.

ShSKUK kishte hapur disa pozita të lira për infermierë, fizioterapeutë e të tjera gjatë muajit qershor.

Më herët ishte njoftuar se kandidatët do të testohen me shkrim duke u ruajtur identiteti i tyre, dhe duke u përdorur nga një kod për secilin.

Gjithashtu, vlerësimi maksimal për testim me shkrim do të ishte 70 pikë, dhe se testimin me shkrim e kalojnë kandidatët që marrin 49 pikë, dhe më pas vazhdohet me intevistimin me gojë.

Testimi me shkrim ishte paraparë të kishte 10 pyetje.

Po ashtu, intervistimi me gojë do të vlerësohej deri më 30 pikë.

“Gjithsej kandidatët në fazën e vlerësimit  vlerësohen deri 100 pikë. Kandidatët që në fund të vlerësimit kalojnë pragun minimal prej 70 pikëve, konsiderohen kandidatë që kanë kaluar procesin e vlerësimit. Ndërsa, kandidati me më shumë pikë se pragu minimal prej 70 pikëve (sipas radhës) konsiderohet kandidat fitues dhe përzgjidhet nga Komisioni”, thuhet në konkursin e bërë nga SHSKUK para disa muajsh. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori