LAJMI I FUNDIT:

Izraeli thotë se ka goditur infrastrukturën e Hamasit

Izraeli thotë se ka goditur infrastrukturën e Hamasit

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) thonë se kanë goditur objektet e Hamasit, të cilat janë shfrytëzuar për të kryer sulme dhe prodhuar armë pranë një shkolle në Gaza.

Aeroplanët luftarakë izraelitë goditën dy ndërtesa në lagjen Sheikh Radwan pranë një shkolle që përdoret si strehë për palestinezët e zhvendosur.

Ushtria pretendon se ndërtesat janë përdorur nga operativët e Hamasit për sulme të ndryshme dhe prodhimin e armëve.


IDF mohon raportet palestineze se objektivi i sulmit ishte një fabrikë karburanti në zonë, pranë shkollës Dar al-Arqam.

Mbrojtja Civile e drejtuar nga Hamasi raportoi se pesë persona u vranë në sulm.

Ndryshe, prej 7 tetorit të vitit 2023, mbi 40 mijë palestinezë dhe 1478 izraelitë janë raportuar si të vrarë në luftën Izrael-Hamas. /Telegrafi/