LAJMI I FUNDIT:

PS dërgon në Komsionin e Venecias mandatin e Xhaçkës

PS dërgon në Komsionin e Venecias mandatin e Xhaçkës

Partia Socialiste vendosi të mos dërgojë në Gjykatën Kushtetuese mandatin e deputes Olta Xhaçka. Në votimin e zhvilluar pas mesnatës të së enjtes, socialistët abstenuan, ndërsa kryetarja e Kuvendit deklaroi se çështja do të dërgohet në Komisionin e Venecias.

Kryetarja e Kuvendit nuk humbi shumë kohë dhe këtë të premte e dërgoi në Komisionin e Venecias kërkesën për marrjen e një opinioni mbi mandatin e Xhaçkës.

Në letrën dërguar Komisionit të Venecia, kryeparlamentarja Spiropali, kërkon nga presidentja e Komisionit të Venecias, Bazy Malaurie, një opinion për rastin e Xhaçkës.


“Sipas shumicës, vendimarrja e Kuvendit nuk lidhej vetëm me një mandat deputeti, por me standarde kushtetuese, leximin e duhur të vullnetit të kushtetutëbërësit, balancat në demokraci dhe respektimin e parimit të sigurisë juridike.

Seanca plenare e Kuvendit vendosi me shumicë votash mosmiratimin e projektvendimit për dërgimin e çështjes së papajtueshmërisë së mandatit të deputetes në Gjykatën Kushtetuese”, thueht mes të tjerash në letër.

Në letër kërkohet nga Venecia nëse është Kushtetuese që të detyrohen deputetët të votojnë sipas një mënyre të caktuar, duke iu referuar kërkesës së Gjykatës Kushtetuese që e detyronte Kuvendin të çonte për shqyrtim mandatin e deputetes Olta Xhaçka.

Në trend Lajme

Më shumë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje

Lajme
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori