Ish-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), kanë rrëfyer për ofensivën e 22 shtatorit 1998, e cila ndodhi në zonën e quajtur Shavarinë, mes tri fshatrave: Çikatovë, Gllanasellë dhe Dobroshec.
Për t’i bërë ballë armikut, fillimisht ishin hapur istikame në një vijë rreth një kilometershe në të cilat do të pozicionoheshin ushtarët e UÇK-së.
E gjithë kjo ishte bërë edhe me ndihmën e burrave vullnetarë të fshatit të cilët punuan natë e ditë.
Kjo ofensivë ishte një përballje e ashpër mes ushtarëve të UÇK-së dhe forcave serbe, të cilat ishin të pozicionuara në Fabrikën e Ferronikelit.
Sipas ish-ushtarit të UÇK-së, Ukë Uka, përgatitjet për betejë filluan herët në mëngjes, pasi ishte kuptuar se ka lëvizje të forcave serbe përskaj fabrikës.
“Rreth orës 08:00, komandanti Fehmi Lladrovci erdhi me grupin e Sabit Lladrovcit dhe disa ushtarë të tjerë. Ai na dha motivimin më të madh me fjalët: ‘Ka ardhur dita jonë.’ Na tha se kjo ishte dita për të mbrojtur vendin tonë, familjet tona, dhe se forcat serbe ishin aty për të na pushtuar dhe vrarë”.
“Ai na këshilloi që të kursejmë municionin, sepse ishim në kushte shumë të vështira,” rrëfen Uka.
Armët që kishin ushtarët e UÇK-së ishin të kufizuara, duke përfshirë disa lloje pushkësh, mortaja dhe granata dore, por pavarësisht mungesës së municionit dhe armatimit, luftëtarët mbetën të vendosur për të mbrojtur territorin e tyre.
Ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), Ramadan Kurrumeli, foli edhe për mungesën e armatimit dhe përgatitjet e tyre përballë një armiku të pajisur rëndë.
“Veç një murtajë 500-she kishim dhe disa mitraloza, por pavarësisht kësaj, ne i zmbrapsëm tanket serbe tri herë,” tregon ai.
Ndonëse ishte bërë thirrje për kursim municioni, ish-ushtari Avni Bunjaku rrëfen se pse nuk mund të kursenin.
“Thirrjet që i ka ba Shaban Berisha, Ukë Uka e shokët e tjerë, kurseni municionin, ishte shumë e vështirë me i respektua pasi forcat serbe ishin shumë afër. Ne i shiheshim me sy dhe nuk ta jepte ndjenjën që me u ndalë, mos me gjuajtë me rafal”.
“…Gjatë asaj kohe kemi gjuajtur shumë, po thuajse municioni ka ardhur tek 100 fishekët apo 50 – 60 të fundit. Ne prapë kemi rezistuar, prapë këtyre që kanë ardhur në ballë. E gjithë kjo ka zgjatur një orë. Rreth orës 13:00 apo 14:00 s’muj me përcaktu saktë, Islami, Shabani, e kush ka qenë tjerët në pjesë e skajshme, ku lidhet me kanalin tjetër kanë thënë qetësi se po vërehen forcat serbe që kanë lëvizur në të majtë. Kur kanë thënë qetësi, ne nuk vërejtshim ndonjë gjë në pjesën tonë. Islami ka thënë se po e dëgjoj një zë serbisht duke folur. Pas kësaj kemi gjuajt në drejtim të tyre, dhe i kemi eliminuar. Janë tërhequr me gjamë të mëdhaja”, rrëfeu Bunjaku.
Nga luftimet e pandërprera, ish-ushtari Selatin Kurrumeli tregoi se mbeti pa fishekë.
Ai i kishte kërkuar bashkëluftëtarit Shaban Berisha municion.
“Shaban Berisha mi ka ofruar dy fishekë, m’ka thënë, s’kam shumë, qita i kam po t’i dha. Për çka duash ruaji – ata fishekë i kam marrë dhe jam dalë nga ajo pjesë”, u shpreh Kurrumeli.
Luftimet zgjatën deri në shtatë orë.
Pavarësisht presionit të madh, pozicioni i mbrojtur nga UÇK-ja nuk u shkel nga tanket serbe.
Ndërsa, sipas Ramadan Kurrumelit, kolonat e automjeteve serbe kaluan nëpër fshatin Dobroshec dhe i dolën përballë komandantit Fehmi Lladrovci, i cili më vonë u vra në atë zonë.
“Dobrosheci nuk e bëri ‘Çklak’,” rrëfeu Kurrumeli.
Kjo ofensivë mbetet një nga momentet e rëndësishme të rezistencës së UÇK-së kundër pushtuesve serbë.
Dokumentarin e plotë mund ta shikoni KËTU.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Akuzoi Prokurorinë Speciale për luftë ndaj Kurtit, KPK i reagon Muratit: Përpjekjet për të minuar kredibilitetin janë të dështuara
Bastisje në Kumanovë, ndalohet një person për posedim të armëve
Haxhiu: Sot në të gjitha shkollat në orën e parë të mësimit do të diskutohet për dhunën në familje
Diell dhe vranësira gjatë kësaj jave - të premten destabilizim i motit
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër
Profili i metalit i mori jetën një punëtori të ri në Prizren, policia arreston tre menaxherët e ndërtesës
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
"Mund të shkojë deri në 1 milion dollarë?": Ekspertët tregojnë se çfarë mund të ndodhë, nëse SHBA nën Trump krijon një 'rezervë kombëtare me bitcoin'
Këshilltari i Trump për sigurinë kombëtare tregon se si e sheh ai “fundin e luftës në Ukrainë”
Ruben Amorim kritikon haptas yllin e Man United pas barazimit ndaj Ipswich Town
Ngjarja me Drilonin dhe Edin - Sarës i përkeqësohet gjendja në Big Brother VIP Kosova?
Pochettino e injoroi dhe bëri sikur nuk e njeh, ish-ylli i Chelseat ka një përgjigje për argjentinasin
Real Madridi në mesin e klubeve të interesuara për transferimin e mbrojtësit nga Serie A