LAJMI I FUNDIT:

​Aliu: Përzgjedhja e komunave për banimin e përballueshëm nuk është e qëllimshme

​Aliu: Përzgjedhja e komunave për banimin e përballueshëm nuk është e qëllimshme

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka deklaruar se marrëveshja me katër komunat për banimin e përballueshëm social, tri prej të cilave udhëhiqen nga Lëvizja Vetëvendosje, nuk ka qenë e qëllimshme.

Ndërkaq, për arsyen e vonesës së këtij procesi, Aliu potencoi se kanë ndikuar shumë çështje, duke filluar nga studimi i fizibilitetit e ndryshimi i projektligjit.

Në një prononcim për media, Aliu tha se banimi i përballueshëm do të menaxhohet nga niveli qendror në bashkëpunim me komunat, ndërsa banimi social do të jetë në menaxhim të plotë nga komunat. Ai shtoi se ligji i ri i parasheh pesë kategori sociale, duke filluar nga niveli i varfërisë ekstreme deri te nivelet e mesme të cilat do të mund të përfitojnë këto banesa, raporton KP.


Përveç kësaj, ministri i MPHI-së, Liburn Aliu ka folur edhe për procesin e ndërtimit të projektit Prizren-Tetovë, për çka tha se janë punimet janë fazën e dizajnimit të tunelit.

“Të hënën do të nënshkruajmë me Komunën e Istogut po ashtu dhe presim që pasi t’i rregullojmë kushtet me çështjet e pronave nëpër komunat tjera e po ashtu kemi bërë thirrje edhe për komunat të cilat nuk është aplikuar të aplikojmë sërish për banimin social dhe të përballueshëm. Ligji është në Kuvend dhe presim finalizimin e tij në Kuvend që të hyjë në fuqi dhe kjo do të zgjidhë edhe problemet tjera që kanë të bëjnë me banimin e përballueshëm dhe çështjen e pronësisë…

Banimi i përballueshëm është banimi i cili do të menaxhohet, shpërndarja e banesave nga niveli qendror në bashkëpunim me komunat, ndërsa banimi social do të jetë në menaxhim të plotë nga komunat…Ligji i ri i parasheh pesë kategori sociale nga niveli i varfërisë ekstreme deri te nivelet e mesme të cilat do të mund të përfitojnë këto banesa”, tha Aliu.

Ministri Aliu mohoi se përzgjedhja e Komunës së Gjilanit, Podujevës, Pejës e Kamenicës për projektin e banimit të përballueshëm është bërë në mënyrë të qëllimshme, pasi tri nga katër komunat udhëhiqen nga LVV-ja.

Ai tha se lokacionet duhet t’i plotësojnë kriteret në mënyrë që të përfitojnë nga ky projekt.

“Jo nuk ka të bëjë kjo me atë që janë të Vetëvendosjes. Ne iu kemi bërë thirrje komunave të gjithave dhe iu bëjmë thirrje prapë. Nëse lokacionet të cilat komunat i përzgjedhin i plotësojnë kriteret sipas planave hapësinore, lokale dhe dokumenteve të planifikimit hapësinor lokal, parashtrohet banim në ato lokacione, është pronë e komunës, e ka infrastrukturën pranë, pra nuk ka ndonjë problem në lidhje me infrastrukturën qoftë teknike qoftë pozicioni, lokacioni i tyre varësisht prej zonave të banimit që janë jo të jenë të izoluara nga zonat e banimit të qyteteve, e pa dallim të gjitha komunat do të mund t’i marrin ato”, tha ai.

Përveç kësaj, Aliu pyet nëse ky projekt do të mund të fillonte në fillim të mandatit, për çka tha se “nuk ka mundur ky projekt kaq i madh të bëhet menjëherë”, derisa përmendi disa nga arsyet që sipas tij kanë ndikuar në vonesë.

“E para janë shumë çështje tjera, është dashur të bëhet studimi i fizibilitetit, ndryshimi i projektligjit dhe të analizohet situatat sociale në bashkëpunim edhe me ministritë e tjera. Nuk ka mundur ky projekt kaq i madh të bëhet menjëherë në fillim të mandatit”, tha Aliu.

Ndër të tjera, ministri Aliu ka folur edhe për procesin e punimeve në rrugën Prizren-Tetovë. Ai potencoi se ka filluar pjesa e ndërtimit të rrugës nga dalja jugore në autostradën “Ibrahim Rugova” për në Prizren deri tek hyrja e tunelit.

Aliu theksoi se pas dizajnimit të tunelit, do të mund të vazhdohet me çështjet e financimit të ndërtimit të këtij tuneli.

“Sa i përket rrugës me Maqedoninë e Veriut jemi në fazën e dizajnit të tunelit. Ne e kemi filluar pjesën e ndërtimit të rrugës nga dalja jugore në autostradën ‘Ibrahim Rugova’ në Prizren deri tek hyrja e tunelit, mbetet deri në afërsi të hyrjes së tunelit.

Kjo rrugë përpos që do t’i shërbejë tunelit Prizren Tetovë do të shërbejë edhe banorëve të zonës dhe sapo të mbarojmë dizajnin për të cilin kemi ndarë buxhetin dhe kemi marrëveshjen me Maqedoninë e Veriut dhe tani pas ndryshimit të qeverisë kemi pasur komunikimet dhe besoj që brenda këtij muaji do t’i kemi takimet për ta filluar dizajnin që do ta udhëheqë shteti i Maqedonisë së Veriut në këtë rast…Sa po të kemi dizajnin e tunelit, do të mund të fillojmë menjëherë çështjet e financimit të këtij tuneli dhe çështjen e ndërtimit të tij”, tha Aliu.

Po ashtu, Aliu tha se janë në pritje të arrijë marrëveshje me autoritetet e Maqedonisë së Veriut për pjesën e autostradës nga hyrja e Shkupit deri në kufi.

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori