LAJMI I FUNDIT:

Presidenti i Izraelit takon Ramën: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit takon Ramën: Shqipëria në krah të popullit izraelit, në anën e duhur të historisë

Presidenti i Izraelit, Isaac Herzog deklaroi sot se shqiptarët dhe hebrenjtë ndajnë një histori domethënëse.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp me Kryeministrin Edi Rama pas takimit, presidenti Herzog tha se “për mua është shumë domethënëse të jem mes miqsh në këtë kohë kaq të dhimbshme për Izraelin.”

“Po i afrohemi një viti qysh kur Hamasi sulmoi në mënyrë brutale Izraelin, një vit kur mijëra terroristë ndërhynë në vendin tonë, vranë egërsisht mijëra dhe rrëmbyen qindra izraelitë dhe shtetas të huaj në Gaza. Qysh prej asaj ditë errët në tetor Shqipëria është vendosur në mënyrë të palëkundur, është radhitur në anën e duhur të historisë”, tha ai.


Rama: Marrëdhëniet me popullin hebre pjesë e historisë sonë krenare, mbështesim armëpushimin në Gaza
Lexo po ashtu Rama: Marrëdhëniet me popullin hebre pjesë e historisë sonë krenare, mbështesim armëpushimin në Gaza

“Vendi juaj ka treguar edhe njëherë që qëndron krah popullit izraelit dhe ndërkohë që ne luftojmë të mbrojmë popullin, kufirin tonë dhe civilizimin tonë dhe që luftojmë veçanërisht për ëndrrën për të sjellë paqe mes nesh dhe Palestinës, që të gjithë në rajonin tonë të jetojmë në paqe”, theksoi Herzog.

Presidenti izraelit u shpreh se “pengjet ende mbahen në Gaza në shkelje të madhe të normave humanitare dhe ndërkombëtare. Do të bëjmë çmos për t’i sjellë pengjet në shtëpi”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Dërguti tha se grupi i Osmanit në Guxo është në bisedime për rikthimin në LDK, Meta: Absolutisht e pavërtetë

Lajme
Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Sllovakia nuk e njeh Kosovën, por do të dërgojë ushtarë në kuadër të KFOR-it

Siguri
Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Tri organizata bashkojnë forcat për të luftuar keqinformimin gjatë zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, duke e vizituar atë ishte një fëmijë 11 vjeçar

Kronika e Zezë
Kalo në kategori