LAJMI I FUNDIT:

Fillon procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale në RMV

Fillon procedura për ndryshimin e Ligjit për vetëqeverisje lokale në RMV

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot gjatë vërtetimit të rendit të ditës në seancën e 14-të me 69 vota “pro”, 17 “kundër” dhe asnjë abstenim, pranoi me procedurë të shkurtuar të miratohet Propozim-ligji për ndryshime dhe plotësime të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale. Për ndryshimet ligjore procedura do të vazhdojë në Komisionin për Vetëqeverisje Lokale dhe Komisionin Juridik-Ligjvënës, ndërsa për t’u votuar nevojitet shumicë prej dy të tretash.

Me ndryshimet e propozuara parashikohet që u.d. kryetarët e komunave ku me ligj u është ndërprerë mandati kryetarëve të zgjedhur të komunave të mund ta kryejnë këtë funksion deri në zgjedhjen e kryetarit të ardhshëm të komunës. Pas zgjedhjeve parlamentare në vend dhe zgjedhjes për ministra dhe deputetë, u.d. kryetarë të komunave ka në Aerodrom, Gostivar dhe Saraj.

Koordinatori i OBRM-PDUKM-së dhe njëri nga propozuesit e ligjit Nikolla Macevski tha se ndryshimet ligjore duhet të mundësojnë të mos ketë zgjedhje për kryetar të ri të komunës deri në zgjedhjet e ardhshme nëse ka më pak se 12 muaj. Bëhet fjalë, theksoi, për zgjidhje kalimtare që do të vlejë deri në zgjedhjet e ardhshme lokale në tetor të vitit të ardhshëm.


“Me nenin 4 rregullohet zgjidhja kalimtare për procedurën e shpalljes së zgjedhjeve të reja për kryetar komune, për shkak të paraqitjes së njërit prej rasteve të ndërprerjes së mandatit të kryetarit me fuqinë e ligjit deri në mbajtjen e zgjedhjeve të para të rregullta për anëtarë të këshillave të komunave dhe Këshillit të Qytetit të Shkupit, për zgjedhjen e kryetarit të komunës dhe kryetarit të qytetit të Shkupit pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. Duke pasur parasysh se deri në shpalljen e zgjedhjeve të reja vendore kanë mbetur më pak se 12 muaj dhe duke u nisur nga parimi i ekonomisë dhe situatës ekonomike në vend, si dhe afati i shkurtër për organizimin e këtyre zgjedhjeve, e më pas vijnë edhe zgjedhjet e rregullta lokale, zgjidhjet e vazhduara ligjore me qëllim të arrijnë qëllimin për të cilin është propozuar ligji – që të mos ketë ndryshime dhe këta kandidatë për kryetarë të komunave të mbeten deri në mbajtjen e zgjedhjeve të rregullta lokale”, tha Micevski, përveç të cilit propozues të ligjit janë edhe deputetët Halil Snopçe dhe Boban Karapejovski.

Në rendin e ditës të seancës së 14-të, sipas procedurës së shkurtuar, janë propozuar ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për shërbime mediatike audio dhe audiovizuele dhe Ligjit për media, të cilat janë harmonizuar me Ligjin për organizimin dhe punën e Organeve të administratës shtetërore.

Në trend Lajme

Më shumë
Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Ramadani kërkon të mos lejohet Stoilkoviq në takimin e dy qeverive: Ka agjendë anti-shqiptare, është njëjtë sikur të jetë Vulini aty

Lajme
Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Pacolli i reagon Pecit: Dikur mbaje bluzën e kompanisë time, sot më quan vrasës

Lajme
Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë

Haradinaj paralajmëron mundësinë e destabilizimit të veriut nga Vuçiqi para zgjedhjeve në Kosovë

Lajme
Haziri akuzon Kurtin për sofizëm dhe mashtrime: Besimtarët e tij do të shokohen

Haziri akuzon Kurtin për sofizëm dhe mashtrime: Besimtarët e tij do të shokohen

Lajme
Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Gjendet pa shenja jete një grua në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale

Arrestohet i dyshuari në Leposaviq – e incizoi të dashurën derisa ishte në gjumë dhe videot i publikoi në rrjetet sociale

Kronika e Zezë
Kalo në kategori