LAJMI I FUNDIT:

Çfarë thanë Harris dhe Trump kur mikrofonat nuk i kishin të aktivizuar

Çfarë thanë Harris dhe Trump kur mikrofonat nuk i kishin të aktivizuar

Sipas rregullave të debatit të së martës mes Kamala Harrisit dhe Donald Trumpit, mikrofonat e kandidatëve për president të SHBA-së u mbyllën kur nuk ishte radha e tyre për të folur.

Gazetarët e pranishëm në sallë të debatit në Filadelfia ishte në gjendje të dëgjonte disa nga ato që u thanë kur mikrofonat e tyre ishin të heshtur, shkruan cnn.

Kur republikani pretendoi se demokratët duan qasje në abortin në muajin e nëntë, Harris tha se “kjo nuk është e vërtetë”.


Kur Trump tha se ai ishte një lider në fertilizimin in vitro, Harris tha se “nuk ke qenë”.

Kur Trump bëri pretendimin e zhgënjyer për emigrantët në Ohio që hanin kafshë shtëpiake, Harris u përgjigj “çfarë? Kjo është e pabesueshme.”

Kur Harris tha se Trumpi “nuk ka një plan për ju”, ish-presidenti u përgjigj se “kjo është thjesht një frazë e përgatitur. Ia dhanë asaj që ta thotë”. /Telegrafi/