LAJMI I FUNDIT:

Hoxhaj kujton ditën kur me Thaçin përmbyllën pavarësinë: Mjerisht, sot Kosova nën sanksione perëndimore

Hoxhaj kujton ditën kur me Thaçin përmbyllën pavarësinë: Mjerisht, sot Kosova nën sanksione perëndimore

Nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, Enver Hoxhaj ka përkujtuar një datë të rëndësishme për Kosovën, atë të fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë, që ndodhi me 10 shtator të vitit 2012.

Në shkrimin e tij, Hoxhaj ka publikuar një fotografi të përbashkët me Hashim Thaçin, atë kohë kryeministër.

“Kjo datë, jo vetëm që ia ktheu popullit të Kosovës atë që i takon, qeverisje të plotë demokratike dhe një sovranitet të mirëfilltë, por hapi edhe një horizont të ri për vendin: Filloi të ushtrohej një politikë e jashtme më e pavarur, forcoi pozitën e Kosovës në arenën ndërkombëtare me njohje të reja dhe anëtarësi të shumta në organizata ndërkombëtare, por edhe ndërtoi një partneritet të barabartë me bashkësinë ndërkombëtare. Jam shumë krenar që si ministër i jashtëm kam koordinuar, me mandat të Kryeministrit Thaçi, procesin e përmbylljes së pavarësisë, duke vendosur themelet e politikës së jashtme!”, ka shkruar Hoxhaj.


Tutje, ai ka theksuar se sot Kosova është nën sanksione perëndimore.

“Ku jemi sot? Shtatori i 2012 ishte ngjarje e pjekurisë so politike, por shtatori i 2024 është dëshmi e papjekurisë sonë politike. Në vend se të ndërtohet edhe më shumë identiteti kushtetues dhe shtetëror, Kosova është nën sanksione perëndimore dhe Kushtetuta shkelet çdo ditë. Në vend që të ndërtohen marrëdhënie edhe shumë më të mira me shtetet e rajonit, me aleatet e saj në Evropë, Amerikë dhe botë, Kosova ka mbetur pa aleatë, pa kredibiltet dhe mjerisht, nuk merret seriozisht! Në shtator rë vitit 2012 ishte shembull i zbatimit të obligimeve të marra nga partnerët e Kosovës, sot është shembull që gënjen dhe mashtron aleatët më strategjikë, ku qeverisja e saj mjerisht shihet njëjtë në Perëndim dhe në Lindje si grandavec, sherraxhi dhe zhurmaxhi!”, ka shkruar Hoxhaj. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

“Ka vdekë një grua nga mbidoza, gjithë natën dëgjohen zhurma”, shtëpitë e pabanuara në kryeqytet strehë e narkomanëve

Sociale
Kalo në kategori