LAJMI I FUNDIT:

OBRM-PDUKM: Do të dorëzojmë iniciativë në Komisionin për Anti-korrupsion, Filipçe e ka fshehur pasurinë

OBRM-PDUKM: Do të dorëzojmë iniciativë në Komisionin për Anti-korrupsion, Filipçe e ka fshehur pasurinë

Partia maqedonase në pushtet OBRM-PDUKM, thotë se do të dorëzojnë iniciativë në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit kundër Venko Filipçes, për të cilin thonë se e ka fshehur pasurinë.

“Venko Filipçe vazhdon të hesht para fakteve. Faktet flasin se Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë ka fshehur pasuri. Pronën që ka pasur si ministër e ka deklaruar si deputet këtë vit. Çfarë raportoi Venko Filipçe si ministër i Shëndetësisë? Së pari, një shtëpi prej 464 metrash katrorë e ndërtuar në vitin 2017. Së dyti, një apartament 130 metra katrorë që e ka marrë me dhuratë në vitin 2016. Së treti, në emër të pasurisë së përbashkët ka regjistruar një banesë prej 50 metrash katrorë në Shkup të fituar me kontratë shitblerje në vitin 2010”.

“Çfarë ka raportuar Venko Filipçe, i zgjedhur deputet në zgjedhjet e majit 2024? Së pari, një banesë në Shkup e fituar me trashëgimi në vitin 2016 – nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte. Së dyti, një banesë në Shkup e fituar me trashëgimi në vitin 2016 – nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte”.


“Së treti, dy banesa në Shkup në vlerë prej 12 milionë denarë, të fituara në bazë të kontratës për ndërtim në vitin 2017 – nuk ishin regjistruar kur ishte ministër, por i kishte. Së katërti, një banesë në Qendër e fituar në vitin 2008 me kontratë shitblerjeje – nuk ishte e regjistruar kur ishte ministër, por e kishte”, thonë nga OBRM-PDUKM./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme

Lajme
Mbahet seanca gjyqësore për rastin

Mbahet seanca gjyqësore për rastin "Kobra", ai thotë se nuk ndihet fajtor

Drejtësi
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Arrestohen 18 persona në Prizren për bixhoz të paligjshëm dhe armëmbajtje pa leje

Kronika e Zezë
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Kalo në kategori