LAJMI I FUNDIT:

Brad Pitt dhe e dashura e tij marrin vëmendje me dukjen në ngjyrë të verdhë rrugëve të New Yorkut

Brad Pitt dhe e dashura e tij marrin vëmendje me dukjen në ngjyrë të verdhë rrugëve të New Yorkut

Brad Pitt u shfaq me shumë stil i shoqëruar nga e dashura e tij Ines de Ramon në New York City këtë javë.

Ai ishte veshur me një kostum të frymëzuar nga vitet ’70 në ngjyrë të verdhë të zbehtë me qepje të dukshme të errëta ndërsa mbante për dore de Ramon, shkruan DailyMail.

Aktori 60-vjeçar, i cili është ish-bashkëshorti i Angelina Jolie, kishte veshur një xhaketë të kopandisur dhe një këmishë të bardhë me qafë rrumbullake poshtë saj.


Ylli i Hollywood-it kishte një mjekër të shkurtër gri, syze të zeza dhe flokët i kishte të prera shkurt.

Në një moment, ai i mbante dorën partneres së tij 34-vjeçare, e cila ishte veshur me një fustan të teksturuar ngjyrë bezhë dhe kishte mbathur taka të larta.

Kjo paraqitje e tyre vjen pasi djali i Pitt, Pax, 20 vjeç, zbuloi plagët në ballë në Shëtitoren e Kuqe të TIFF natën e së dielës, pas aksidentit të tij me një biçikletë elektrike në fund të korrikut.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon u lidhën për herë të parë në fund të vitit 2022 dhe që atëherë janë parë së bashku më shpesh.

Ata kaluan një pjesë të verës në Chateau Miraval, vreshtën franceze që Pitt dikur e ndante me ish-gruan e tij Angelina Jolie.

Ndërkohë, Pax dhe Angelina u panë të largoheshin nga Toronto të hënën pas premierës së filmit të tyre Without Blood në TIFF.

Kjo shënoi paraqitjen e parë publike të Pax pas përplasjes së tij me një makinë në Los Angeles më 29 korrik. Ai mbante një mburojë krahu nën xhaketën e tij të zezë dhe zbuloi plagët në ballë që kishte marr nga aksidenti.

Brad dhe Ines nuk kanë bërë ende paraqitje së bashku në Shëtitoren e Kuqe.

Brad Pitt dhe Angelina Jolie u martuan në Maraval në vitin 2014 dhe kanë gjithsej gjashtë fëmijë.

Ndërsa Pitt ka bërë disa udhëtime solo këtë sezon, ai ka kaluar shumë kohë me de Ramon në vreshtë, sipas Page Six. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Princesha e Dubait hedh në treg një parfum të quajtur

Princesha e Dubait hedh në treg një parfum të quajtur "Divorce" për t'u hakmarrë ndaj ish-bashkëshortit të saj

Magazina
Adriana Matoshi frymëzohet nga Rita Ora për paraqitjen e saj të fundit?

Adriana Matoshi frymëzohet nga Rita Ora për paraqitjen e saj të fundit?

Magazina
Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Donatella Versace fotografohet në publik, fansat ngelin të befasuar me pamjen e saj

Magazina
Beyonce thotë se nuk mund të përballonte mbushjet telefonike për të folur me burrin e saj Jay-Z në fillimet e tyre

Beyonce thotë se nuk mund të përballonte mbushjet telefonike për të folur me burrin e saj Jay-Z në fillimet e tyre

Magazina
Brad Pitt dhe e dashura e tij marrin vëmendje me dukjen në ngjyrë të verdhë rrugëve të New Yorkut

Brad Pitt dhe e dashura e tij marrin vëmendje me dukjen në ngjyrë të verdhë rrugëve të New Yorkut

Magazina
Gjesti sjell këngën e re

Gjesti sjell këngën e re "Princeshë" me klip të xhiruar në Ujman

Magazina
Kalo në kategori