LAJMI I FUNDIT:

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

“Klubi më i mirë në histori”, Ronaldo kujton kohën tek Real Madridi, flet edhe për gjeneratën e re

Janë bërë më shumë se gjashtë vite që prej se Cristiano Ronaldo u largua nga Real Madridi atë kohë për t’u transferuar tek Juventusi.

Ani pse gjiganti spanjoll vazhdoi që të dominojë futbollin evropian, ata asnjëherë nuk kanë qenë të njëjtit.

Ronaldo, para se gjithash, ishte zemra e ekipit të Real Madridit, duke i ndihmuar ata që të fitojnë tituj të panumërt, duke përfshirë këtu edhe katër tituj të Ligës së Kampionëve.


Në fakt, në një intervistë së fundmi me Rio Ferdinand, Ronaldo e cilësoi Real Madridin si klubin më të mirë në histori të futbollit duke rrëfyer dashurinë që ka për ta.

“Real Madridi është klubi më i mirë në histori. E dua Real Madridin. Isha shumë i lumtur të luaja atje. Unë u bëra golashënuesi më i mirë në histori të klubit, ne fituam katër tituj të Ligës së Kampionëve, ishte një kënaqësi”, ka thënë fillimisht Ronaldo.

Portugezi gjithashtu foli për presionin që kishte ndjerë kur iu bashkua Real Madridit në vitin 2009.

“E dija se do të bëja mirë. Unë besoj në veten time. Ishte e vështirë me adaptimin, por e dija se do të luaja për klubin më të mirë në botë”, vazhdoi ai.

39-vjeçari gjithashtu nuk la pa përmendur edhe disa prej ish-bashkëlojtarëve të tij në të kaluarën me të cilët ka ndarë momente të paharrueshme.

“Është mënyra se si e sheh, ne duhet ta respektojmë atë. E respektoj vendimin e tij. Ai mund të luante edhe për disa vite më shumë, por është vendimi i tij”, tha Ronaldo kur u pyet për pensionimin e Kroos.

Futbollisti legjendar gjithashtu u pyet për sukseset e fundit të Real Madridit dhe procesin e tranzicionit në ekipin e tyre.

“Ata po duken shumë mirë. Ata nuk ndjejnë presion, njerëzit thonë ‘janë me fat’, por jo, ata kanë një mentalitet ndryshe”, përfundoi portugezi./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Momenti i arrestimit të futbollistit gjatë ndeshjes, policia ia vendosi prangat në fushë

Ligat tjera
Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Pamje të tmerrshme, futbollistët e Prizrenit sulmohen brutalisht nga Deçani dhe tifozëria e tyre

Kosovë
Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Jose Mourinho zgjedh tre futbollistët më të mirë në histori – injoron Ronaldon

Ndërkombëtare
Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Veprim skandaloz nga trajneri: Ndërpret aksionin e skuadrës kundërshtare

Ligat tjera
Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Një sulmues pak i njohur ka shënuar më shumë gola se Mbappe, Kane dhe Haaland në 2024

Ndërkombëtare
Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Pse Vedat Muriqi nuk u paraqit në pjesën e dytë ndaj Qipros

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori