LAJMI I FUNDIT:

​Krasniqi: Integrimi euro-atlantik, prioritet i pazëvendësueshëm për Kosovën

​Krasniqi: Integrimi euro-atlantik, prioritet i pazëvendësueshëm për Kosovën

Kryetari i PDK-së Memli Krasniqi ka pritur sot në takim shefin e ri të zyrës së BE-së në Kosovë, ambasadorin Aivo Orav, me të cilin ka diskutuar mbi çështje të interesit të përbashkët, në funksion të avancimin e proceseve integruese të Kosovës.

Krasniqi ka thënë se integrimi euro-atlantik mbetet prioritet i pazëvendësueshëm për shtetin e Kosovës.

“Ambasadorit Orav ia konfirmova përkushtimin e plotë të Partisë Demokratike të Kosovës për të kontribuar në thellimin e raporteve tona diplomatike dhe politike, të cilat garantojnë rrugëtimin e sigurt të Kosovës drejt BE-së”, ka shkruar Krasniqi në një postim në Facebook.


Ndryshe, ambasadori i ri i Zyrës së BE-së në Kosovë ka një përvojë mbi 30-vjeçare në diplomacinë evropiane, e posaçërisht atë të Ballkanit. /Telegrafi/