LAJMI I FUNDIT:

Substanca psikotrope të gjetura në një banesë në Shkup, paraburgim për një person

Substanca psikotrope të gjetura në një banesë në Shkup, paraburgim për një person

Prokurori publik nga Prokuroria Themelore Publike Shkup solli urdhër për zbatim të procedurës hetuese kundër njët etovari 38-vjeçar me vend-qëndrim të paparaqitur në Shkup, i cili është i dyshuar se ka kryer vepër penale “prodhim i paautorizuar dhe lëshim në përdorim të drogave narkotike, substancave psikotrope dhe prekursorëve” nga neni 215 paragrafi 1 nga Kodi penal.

“Më 9 shtator, pas paraqitjes për prishje të rendit publik dhe qetësisë, nëpunës policorë erdhën në banesën në rrugën ‘Mile Pop Jordanov’ në Shkup, ku i dyshuari qëndronte me të dashurën e tij. Konstatuan shkelje për shkak të debatit të të dyshuarit me babain e vajzës, ndërsa ajo policëve u ka treguar se i dyshuari ka pasur një lloj substance të palejuar që e ruante në shtëpinë e tyre. Si mbajtëse e drejtpërdrejtë e banesës ajo u dha pajtueshmëri personave zyrtarë të hyjnë në shtëpi dhe të kryejnë bastisje, me ç’rast ishin gjetur 501 tableta nga 3,4 metilen-dioksidmetamftamin, stimulues i sistemit qendror nervor, i paketuar në një qese më të madhe najloni”, kumtuan sot nga Prokuroria themelore e RMV-së.

Prokurori publik parashtroi propozim për caktim të masës së paraburgimit për personin e dyshuar, ndërsa si shkak për masën e kërkesës së paraburgimit janë cekur rrethana që tregojnë për rrezik nga arratia, qëndrim të arsyeshëm se ai do ta pengojë hetimin me ndikim ndaj dëshmitarëve dhe ekspertëve dhe rrethana të posaçme të cilat e arsyetojnë frikën se do ta përsëritë veprën penale.


Të dyshuarit, siç ceket në kumtesë, i caktohet paraburgim në kohëzgjatje prej 30 ditëve.

Në trend Lajme

Më shumë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht

Politikë
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost

“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin

Lajme
Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Plagosja e dyfishtë në Prishtinë, plumbi qëlloi derën e shtëpisë së ish-koordinatorit në dialog

Lajme
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve

Drejtësi
Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Analistët komentojnë adresimin e presidentes Osmani në Kuvend

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Kalo në kategori