Korrupsioni nuk është diçka që shteti mund ta zhdukë menjëherë, nuk zgjidhet as me deklarata, pasi korrupsioni në vendin tonë me dekada, deklaroi për “Alsat” ish-anëtari i Antikorrupsionit Arif Musa, duke komentuar deklaratat e kryeministrit Mickoski se një nga prioritetet kryesore të kësaj Qeverie është pikërisht lufta kundër krimit dhe korrupsionit. Sipas Musës, korrupsioni mund të çrrënjoset vetëm me veprime, e jo me deklarata.
“Duhet të fillojë tani sipas meje duke shqyrtuar gjendjen pasurore të të gjithë njerëzve që kanë qenë në pushtet dhe kanë të dhëna në Komisionin Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit nga viti 2002 apo 2003 e këtej, kur ligji u miratua dhe kur ligji hyri në fuqi për të parandaluar dhe luftuar korrupsionin. Pra kjo gjë është reale, këtu nuk ka deklarata deklarative ose le të themi disa deklarata për nevoja politike”, tha Arif Musa, ish-anëtar i Antikorrupsionit.
Gjithashtu, Musa vlerëson se për ta rikthyer besimin e qytetarëve është e nevojshme që rastet të zbardhen më shpejt nga organet kompetente.
“Qeveria duhet të fillojë me një segment të korrupsionit dhe ta çojë deri në fund, të ketë rezultat, nëse nuk ka rezultat pasi deri më tani nuk ka pasur rezultat pothuajse në asnjë fushë, pra kjo do të thotë se për pesë vjet, gjashtë vjet të zgjasë rasti për korrupsion në organet që janë përgjegjëse për luftën e korrupsionit. Atëherë këtu nuk do të vihet në dyshim besimi i qytetarëve. E kështu, me dekada, me deklarata, nuk ia dalim, korrupsionin nuk mund ta zhdukim”, tha Arif Musa, ish-anëtar i Antikorrupsionit.
Kryeministri Mickoski që nga ardhja në pushtet ka paralajmëruar betejë të ashpër kundër korrupsionit në çdo fushë, ndërsa në deklaratën e tij të një dite më parë me rastin e 33 vjetorit të pavarësisë tha se “merr përsipër obligim personal që pa kompromis ta udhëheq këtë luftë me vendosmëri, duke theksuar se është problem i gjithë shoqërisë. Qeveria tashmë ka kërkuar shpërbërjen e Këshillit Gjyqësor, si dhe ka paralajmëruar ngritjen e një organi të posaçëm dhe hapjen e një linje telefonike përmes së cilës qytetarët do të mund të denoncojnë korrupsionin apo sjelljet devijuese në institucione, me qëllim që siç theksohet, te kthehet besimi i qytetarëve në organet gjyqësore, i cili tani është vetëm dy për qind. /Alsat/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëLejet për armë bëjnë bum në Kosovë
Kërcënoi Kurtin në emër të "Brigada Sever", arrestohet një person në Zveçan
Kandidati i LDK-së për deputet, Lumbardh Salihu, prezanton takimet e parafushatës zgjedhore
I kthehet masa e suspendimit hetuesit policor
Policia në Ferizaj kap kokainë, armë dhe mbi 19 mijë euro - arrestohet një i dyshuar
“Vijat e kuqe” pushtet-opozitë, të vërteta apo kalkulime për vota?
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles