[tag_tagmanagerringier]a Trajneri i Qipros flet para përballjes me Kosovën: Duam pikët e plota në vendin tonë - Telegrafi - Telegrafi Trajneri i Qipros flet para përballjes me Kosovën: Duam pikët e plota në vendin tonë - Telegrafi
LAJMI I FUNDIT:

Trajneri i Qipros flet para përballjes me Kosovën: Duam pikët e plota në vendin tonë

Trajneri i Qipros flet para përballjes me Kosovën: Duam pikët e plota në vendin tonë

Kombëtarja e Kosovës do të përballet me Qipron në udhëtim në ndeshjen e dytë kualifikuese në Ligën e Kombeve.

Dardanët do të zbresin në fushë me fillim nga ora 18:00 në stadiumin AEK Arena në Laranca.

Kosova e nisi me humbje kampanjën kualifikuese pasi u mposht 0-3 në shtëpi nga Rumania, derisa Qipro triumfoi në udhëtim te Lituania me rezultat minimal 1-0.


Trajneri i Qipros, Temur Ketsbaia ka thënë para ndeshjes se synojnë që të vazhdojnë me fitore.

“Sigurisht që duam pikët e plota pas fitores në udhëtim ndaj Lituanisë. E dimë që do të përballemi me një ekip me talente, me lojtarë nga liga shumë të mëdha. Pas ndeshjes së parë besoj se skuadra do të japë diçka më shumë për të fituar. Ajo që ka rëndësi është se kemi pasur një fillim të mbarë. Mungojnë disa lojtarë, por ne treguam edhe në ndeshjen e parë se kemi gjasat tona”, ka thënë Ketsbaia.

Tekniku qipriot thotë se Kosova nuk është Lituani dhe se kanë ekip të mirë, megjithatë ata do të presin rastin për fitore.

“Kosova sigurisht nuk është Litani. Ne duam ta luajmë lojën tonë. Le të presim rastin tonë për të shënuar. Pavarësisht se e humbi ndeshjen e parë në shtëpi, Kosova ka ekip të mirë. Por ne treguam edhe disa gjëra. Fatkeqësisht deri tash nuk i kemi pasur shikuesit afër”.

“Tani shpresojmë t’i kemi me vete dhe të arrijmë qëllimin tonë. Se sa e arritshme është fitorja, do ta shohim. Ne do ta japim maksimumin”, ka deklaruar trajneri i Qipros. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë

"Do të jem i pari që do të largohem" - Ronaldo reagon pasi u la në bankë në ndeshjen e fundit

Ndërkombëtare
Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Foda me shumë ndryshime: Formacioni i mundshëm i Kosovës për ndeshjen me Qipron

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Kosova ndaj Qipros për fitoren e parë në Ligën e Kombeve

Përfaqësuesja e Kosovës
Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Mbrojtësi i Letonisë shënon një autogol të çuditshëm në Ligën e Kombeve

Ndërkombëtare
Kalo në kategori