LAJMI I FUNDIT:

Detajet dhe simbolet e fshehura në stemën e Anglisë – zbulohet arsyeja e nofkës ‘Tre Luanët’

Detajet dhe simbolet e fshehura në stemën e Anglisë  – zbulohet arsyeja e nofkës ‘Tre Luanët’

Lojtarët e Anglisë e kanë veshur fanellën me stemën ikonike të përbërë nga tre luanë për më shumë se 150 vite, por a e dini arsyen pse?

Anglia është përballur me Skocinë në ndeshjen e tyre të parë zyrtare në vitin 1872, në një ndeshje historike që u luajt në Glasgou dhe përfundoi me rezultat të barabartë 0-0.

Anglezët luajtën me tre luanët në fanellën e tyre atë ditë pasi kishte qenë një simbol i kombëtares prej krijimit, madje u bë subjekt i një kënge të famshme nga Baddiel dhe Skinner.


Në ndërkohë, një tjetër detaj i fshehtë në stemë e Anglisë është zbuluar që shumë pak persona mund ta kenë ditur.

Sipas The Sun, secili nga këta tre luanë ngërthen një kuptim ndryshe në vete.

I pari përfaqëson mbretin Henri I, i cili e udhëhoqi shtetin nga 1100 deri në vdekjen e tij në 1135 dhe ishte cilësuar gjerësisht si ‘Luani i Anglisë’.

Pas kurorëzimit të tij, mbreti shtoi një luan në Armët Mbretërore të Anglisë.

Kur ai u martua me Adelizan në vitin 1121, kërkoi një luan të dytë që t’i shtohej Armëve Mbretërore, për të nderuar vjehrrin e tij, Godfrey I, Kontin e Louvain.

Luani i tretë nuk u shtua deri në vitin 1154, kur mbreti Henry II – nipi i Henry I – u martua me Eleanorën.

Henry II e zbatoi atë për të nderuar gruan e tij pasi ajo gjithashtu kishte një luan në stemën e saj familjare./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Vjen reagimi i Edon Zhegrovës pas përjashtimit nga kombëtarja e Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ronaldo befasoi me zgjedhjen e tij kur përmendi lojtarin më të mirë që ka parë ndonjëherë

Ndërkombëtare
Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

Real Madridi i hapur t’i ofrojë njërit prej lojtarëve ndërprerjen reciproke të kontratës

La Liga
Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Southgate befason me punën e re vetëm pak kohë pasi dha dorëheqjen nga Anglia

Ndërkombëtare
Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Portugalia fiton me përmbysje ndaj Skocisë – Ronaldo ‘heroi’ i takimit

Përfaqësueset
Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Lumir Abdixhiku i del në mbrojtje Edon Zhegrovës

Përfaqësuesja e Kosovës
Kalo në kategori